Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se me vëmendje të posaçme, ka përcjellë edhe reagimet e sotme për rastin e denoncimit në Këshillin e Etikës të shkeljes së pretenduar për ngacmim seksual dhe mosvlerësim nga prof. Xhevat Krasniqi.
“Pretendimet e paraqitura përbëjnë një shqetësim të vazhdueshëm për menaxhmentin e UP-së dhe në këtë rast, menaxhmenti po e ndjek nga afër dhe me kujdes të shtuar rastin, si dhe insiston në adresimin sa më të shpejtë, të drejtë dhe meritor të të gjitha rasteve të kësaj natyre, me qëllim përfundimtar ndriçimin e së vërtetës dhe marrjen e vendimit dhe shqiptimin e masës së merituar”, thuhet në njoftim.
Për hir të korrektësisë, UP-ja bën me dije se sot, në takimin e radhës të mbajtur nga Këshilli i Etikës, për herë të parë në seancë dëgjimore janë lejuar mediat dhe të gjitha palët e interesuara për të përcjellë nga afër takimin e Këshillit të Etikës për rastin në fjalë dhe kësisoj për të dëgjuar deklarimet dhe dëshmitë e të gjitha palëve.
“Si për çdo rast, edhe në rastin në fjalë, Këshilli i Etikës, si organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga senati, zhvillon procedurat e përcaktuara dhe të zbatueshme ligjore, përfshirë në mënyrë të posaçme procesin e përcaktuar në rregulloren përkatëse të UP-së për procedurat dhe masat disiplinore.
Për më tepër, duke pasur parasysh natyrën e pretendimit, Këshilli i Etikës megjithatë ka pranuar ta trajtojë këtë rast me urgjencë, gjë që është duke e bërë. Mbi këtë bazë, Këshilli deri më tani ka mbajtur katër seanca dëgjimore”, thuhet tutje në njoftimin e UP-së.
Menaxhmenti i UP-së ka theksuar se siguron dhe garanton tërë opinionin publik, palët në proces, studentët dhe pjesëtarët e stafit akademik dhe jo vetëm, se adresimi i çdo pretendimi për sjellje që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, të kujtdo qoftë, do të përcillet me vëmendje të shtuar derisa të marrë epilog meritor në përputhje të plotë me procedurat dhe rregullat në fuqi, bazuar në faktet dhe provat për secilin rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit