Ngushtohet rrethi i skuadrave, tre top klube do të garojnë deri në fund për huazimin e Arda Guler
Arda Guler vazhdon të kërkojë mundësi për të luajtur te Real Madrid dhe duket se një huazim mund të jetë zgjidhja për zhvillimin e tij.
Me pak minuta në skuadrën madrilene, si lojtari ashtu edhe klubi po shqyrtojnë mundësinë e huazimit për sezonin e ardhshëm.
Tre klube të mëdha tashmë kanë shfaqur interes për nënshkrimin e Guler në huazim këtë verë dhe gara për të pritet të jetë shumë e nxehtë.
Serie A ose Bundesliga pritet të jetë kampionati i ardhshëm ku Guler do ta vazhdoj karrierën, me Realin dhe lojtarin që bashkërisht po i shqyrtojnë opsionet.
Milani ka pasur sukses me huazimin e Brahim Diaz, sheh te turku i talentuar një opsion tërheqës për të forcuar mesfushën e tyre dhe tanimë kanë kërkuar nga Reali huazimin e tij.
Nga ana tjetër edhe Borussia Dortmund ka shprehur interesim për Gulerin. Me një marrëdhënie të mirë me Real Madridin, klubi gjerman e sheh lojtarin si një shtesë cilësore për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Përveç kësaj, Bayer Leverkusen, i udhëhequr nga Xabi Alonso, po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të Guler si një zëvendësues potencial për Florian Wirtz, i cili mund të largohet nga klubi në verë. Për Leverkusen, Guler do të përfaqësonte një shtesë të vlefshme si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.
Interesim për mesfushorin e talentuar turk ka shprehur edhe Tottenham Hotspur si dhe skuadrat spanjolle si Real Sociedad, Valencia e Sevilla, por Milan, Leverkusen dhe Dortmund shihen si skuadrat favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251