Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë

Robert Carmona, zyrtarisht futbollisti më i vjetër në botë, është në kërkim të klubit të tij të 50-të pasi i skadoi kontrata me Nuevo Casabo në Uruguai.
Futbollisti 62-vjeçar u njoh si më i vjetëri në botë nga Libri i Rekordeve Guinness. Megjithatë, edhe pse ka kohë që është në vitet e fundit të lojës, ky uruguaian nuk ka ndërmend të ndalet.
Pak ditë më parë ai u largua nga klubi i kategorisë së katërt Nuevo Casabo dhe është në kërkim të një klubi të ri.
“Do të jetë shumë e vështirë për këdo që të përsërisë arritjen time si futbollisti më i vjetër në botë, thuajse e pamundur. Ka pasur nga ata që dikur kanë qenë futbollistët më të vjetër në botë, dhe tani shohim se ata thanë lamtumirë shumë më të rinj se unë”, deklaroi Carmona.
Ky uruguaian 62-vjeçar e filloi karrierën e tij në vitin 1976. Ai garanton klubin që dëshiron ta transferojë se është “i ngjashëm me Cristiano Ronaldon për nga profesionalizmi”.
Në një intervistë për mediat uruguaiane, ai ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë. Ai thekson se stërvitja është çelësi i përpjekjes së tij për të thyer rekord.
“Edhe si fëmijë, e dija se kisha aftësinë për t’u bërë një futbollist i madh. Gjithmonë kam thënë se një nga gjërat më të rëndësishme për sukses është stërvitja. Prandaj e bëj çdo ditë për 49 vjet. Unë stërvitem dy ose tre orë çdo ditë, gjashtë ditë në javë, unë jam si Ronaldo për profesionalizëm”, ka shtuar Carmona.
👀 Robert Carmona foi considerado pelo livro de recordes do Guiness o jogador mais velho da história do futebol
👉 Sabe tudo aqui: https://t.co/exeh5HTreA pic.twitter.com/4zEpHewoDi
— Record (@Record_Portugal) January 17, 2025
Ai shtoi se vitet e fundit ka luajtur futboll pa kontratë, i duhet vetëm një marrëveshje me klubin. Ai nuk ka nevojë për para.
“Edhe pse rroga ime bazë nuk mjafton për të jetuar, kam burime të tjera të ardhurash që lidhen me të drejtat sportive dhe pjesëmarrjen në evente. Kam luajtur më shumë se 2000 ndeshje në jetën time dhe në fillim të vitit të ri po analizoj Opsionet që kam, mund të luaj akoma 90 minuta, pasi kam luajtur në 95 për qind të karrierës sime”, ka potencuar ai.
Më në fund, Carmona ka konstatuar se ndërprerja e bashkëpunimit me klubin Nuevo Casabo ka ardhur si pasojë e problemeve me lëndime, dhe jo për paraqitje të keqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithçka baras pas 180 minutave, PSV dhe Juventusi kërkojnë fituesin në vazhdime

Mbappe nëpërkëmbë Man Cityn me het-trikun e tij për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

PSG demolon Brestin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame