LAJMI I FUNDIT:

Klopp flet për tronditjen e dytë që pësoi Liverpooli brenda pak ditësh: Nuk është asgjë në dorën tonë

Klopp flet për tronditjen e dytë që pësoi Liverpooli brenda pak ditësh: Nuk është asgjë në dorën tonë

Humbja minimale me Crystal Palace në Anfield ishte e dyta radhazi në shtëpi për Liverpoolin, që mbrëmjen e të enjtes u mposht edhe nga Atalanta në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Sezoni i Liverpoolit mund të dështoj brenda tre ditëve, pasi The Reds kanë mundësi minimale për të kaluar tutje në Ligën e Evropës duke marrë parasysh se janë mposhtur 0-3 në shtëpinë e tyre.


Ndërkohë disfata e të dielës ndaj londinezëve mund t’iu kushtojë ‘The Reds’ jo pak në garën për titull, pasi tashmë kanë dorëzuar vendin e parë, teksa Jurgen Klopp drejton gishtin nga rastet e shumta të shpërdoruara.

Liverpooli tronditet sërish në ‘Anfield’, humb ndaj Crystal Palace
Lexo po ashtu Liverpooli tronditet sërish në ‘Anfield’, humb ndaj Crystal Palace

“Mund të flasim për dy ndeshje të ndryshme brenda një 90-minutëshi. Pjesa e parë ku ishim shumë dobët dhe kishim ende pasojat e humbjes me Atalantën. Për më tepër pësuam një gol, të cilin sërish mund të them se e dhuruam, pasi i lamë shumë hapësirë kundërshtarit”.

“Më pas ishte edhe pjesa e dytë, ku bëmë gjithçka perfekte, por nëse nuk shënon edhe me këto raste, është e vështirë të flasësh. Kjo sfidë mund të kishte përfunduar edhe 4-1 për ne dhe tani do të ishim duke folur ndryshe, për të njëjtën ndeshje, por shpërdoruam shumë”, u shpreh Klopp.

Sa i përket garës për titullin kampion, gjermani u shfaq i qetë, duke theksuar se ka ende edhe shumë javë në dispozicion dhe se të tijtë duhet të marrin maksimumin në ndeshjet e veta.

“Kemi humbur terren dhe natyrisht që tani nuk kemi asgjë në dorën tonë, por jam i bindur që nëse ne marrim maksimumin e pikëve, kundërshtarët do të ndalen. Edhe ata i pret një kalendar i ngjeshur dhe me shumë impenjime”, tha gjermani. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori