LAJMI I FUNDIT:

Xavi tregon si ndryshoi Barcelona pas vendimit të tij, ka disa fjalë edhe për El Clasicon

Xavi tregon si ndryshoi Barcelona pas vendimit të tij, ka disa fjalë edhe për El Clasicon

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe kjo gjë tanimë është e sigurt.

Trajneri katalunas përkundër se ka ofertë nga klubi të vazhdoj qëndrimin së paku edhe për një edicion tjetër, është i vendosur që të mbajë premtimin e dhënë.

Barcelona po bën gjëra të mira që nga ai vendim i Xavit, teksa kanë shkurtuar epërsinë me Real Madridin, por edhe janë në çerekfinalet ë Ligës së Kampionëve ku ndeshjen e parë e fituan 2-3 në udhëtim te PSG.


Xavi përgjigjet rreth komentit racist ndaj Lamine Yamal
Lexo po ashtu Xavi përgjigjet rreth komentit racist ndaj Lamine Yamal

“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë”, deklaroi Xavi.

Ai ka folur edhe për përballjen në El Clasico me Real Madridin, ku thotë se dëshiron të fitoj për mos t’ia dorëzuar titullin rivalit të përbetuar.

Xavi i gatshëm të qëndrojë te Barcelona, por klubi duhet të pajtohet me dy kërkesat e tij
Lexo po ashtu Xavi i gatshëm të qëndrojë te Barcelona, por klubi duhet të pajtohet me dy kërkesat e tij

“Rezultati nuk do të ndryshojë sezonin tim. Jam më tepër i shqetësuar për lodhjen. Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të duhet ta harrojmë për një moment Ligën e Kampionëve dhe të fokusohemi në La Liga”.

“Për ne është e rëndësishme të fitojmë, sepse do të kishim shansin të fitonim kampionatin. Nëse do të humbasim, do të jem i dënuar t’ia japim titullin Realit të Madridit. Jemi në një moment të mirë”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori