LAJMI I FUNDIT:

Bulevardi i ri në Tiranë, Erion Veliaj publikon pamjet

Bulevardi i ri në Tiranë, Erion Veliaj publikon pamjet

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar së fundmi pamjet e Bulevardit të Ri që po ndërtohet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Veliaj ka shkruar se punimet janë drejt përfundimit.


“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri! Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit , drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te  Bulevardi i Ri”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Ai ka theksuar se shumë shpejt do të nisin punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. /Telegrafi/