LAJMI I FUNDIT:

​Kosova ende nuk ka një databazë për numrin e personave me autizëm

​Kosova ende nuk ka një databazë për numrin e personave me autizëm

Me rastin e shënimit të ditës botërore të autizmit, Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi”, Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë ( ANAK) si dhe Shoqatën “Autizmi flet”, ka organizuar një konferencë me moton “ më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia”.

Në këtë konferencë, është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të personave me autizëm ne Kosovë si dhe janë adresuar nevojat e tyre, ku është kërkuar që të krijohet një databazë për të treguar numrin e personave me autizëm.


Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka thënë se prioritet për Qeverinë është edhe çështja e trajtimit të barabartë.

Sipas tij, Qeveria është fokusuar në zbatimin e legjislacionit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

“Ne si qeveri jemi fokusuar dhe po punojmë në zbatim të legjislacionit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar… Ne si qeveri kemi dhënë prioritet çështjes së trajtimi të barabartë dhe ajo që i dedikohet në mënyrë specifike personave me aftësi të kufizuar. Jemi duke zhvilluar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuar dhe se jemi në finalizim të këtij dokumenti, të kësaj politike nacionale”, ka thënë Hajredini.

Ndërsa, Hatixhe Hoxha, nga Shoqata Autizmi, kishte ankesa ndaj Qeverisë dhe ministrive. Ajo tha se në Kosovë ende nuk ka një databazë të caktuar, ku tregohet numri i të gjithë personave me autizëm, mungon infrastruktura ligjore dhe se mungon asistenca në shkolla dhe logopedëve.

Edhe pse Qeveria ka punuar vitet e fundit në këtë drejtim, duke punësuar nga 100 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar në shkolla, ajo shprehet se kjo është vetëm një pikë uji në oqean, sepse është më e rëndësishmja që fëmijët të kenë asistencë në shkolla, raporton kp.

“Ende nuk ka Kosova në databazë të caktuar, ku shihet numri i të gjithë fëmijëve dhe i personave me autizëm…. Mungesa e infrastrukturës ligjore, po punojmë me ministrin e financave për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar.

Mungesa e asistenteve në shkolla, qeveria ka punuar vitin e fundit, çdo vit nga që 100 asistentë të punësohen për fëmijët me aftësi të kufizuara, por kjo është një pikë uji në oqean, kur dihet se sa shumë nevojë kanë fëmijët që të kenë asistent në shkolla. Mungesa e logopedëve në shkolla”, ka shtuar ajo.

E, Blerta Perolli, prodekanë në Fakultetin e Edukimit, ka thënë se sipas studimeve që janë bërë ndër vite, është vërtetuar se ndërhyrja në fëmijëri të hershme kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit të fëmijëve.

“Ndërhyrje në fëmijëri të hershme në radhë të parë kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët, kanë përmirësuar rezultate për fëmijët, për familjet dhe komunitete dhe kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e zhvillimit. Mbështetja e duhur gjatë këtyre viteve të para kritike e nxitë zhvillimin, e përmirëson përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre dhe e garanton një cilësi të jetës çfarë të gjithë synojmë të arrijmë”, është shprehur Perolli.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori