Aeroporti i Maine u ofron udhëtarëve të tij një shans të rrallë “për të vizituar Hënën”
Aeroporti më i madh i Maine, SHBA, ka një “destinacion të ri për t’u ofruar udhëtarëve: Hënën”.
Portland International Jetport tani është shtëpia e pjesës së dytë më të madhe të Hënës në Tokë.
“Hëna” është pjesë e një ekspozite të re të titulluar “Fly Me to the Moon and Mars”, e cila është hapur për publikun më 26 mars, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se copëza e Hënës është huazuar nga Muzeu i Mineraleve dhe Gurëve të Çmuar të Maine (MMGM).
“Ne jemi të emocionuar që e kemi Fly Me to the Moon and Mars në Jetport”, tha Paul Bradbury, drejtori i aeroportit.
Ekspozita e re thuhet të jetë “pjesa më e lezetshme e eklipsit” për këdo që udhëton në Maine përpara eklipsit të 8 prillit.
Kjo pasi Maine është një nga shtetet që do të përjetojë eklips të plotë.
Pjesa qendrore e ekspozitës përfshin një meteorit të quajtur “The Scream”. Ky meteorit “përshëndet” udhëtarët dhe i josh ata të afrohen dhe të shikojnë një nga ekspozitat më magjepsëse.
Ndryshe, vetëm rreth 1,360 kilogramë të Hënës dihet se ekzistojnë në Tokë, pjesa më e madhe e të cilave mostra të sjella nga misionet Apollo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Holanda u ofron qytetarëve makina me krem kundër diellit falas
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251