LAJMI I FUNDIT:

Kongresi amerikan siguron se ndihma për Ukrainën është në krye të agjendës

Kongresi amerikan siguron se ndihma për Ukrainën është në krye të agjendës

Kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, tha se kur anëtarët e Kongresit të SHBA të kthehen në punë në prill, çështja e miratimit të një projektligji që do të ofrojë ndihmë për Ukrainën do të jetë pika kryesore në rendin e ditës.

“Kryetari ka bërë deklarata shumë të qarta se kur të kthehemi, është agjenda tjetër kryesore, pasi sapo ka kaluar të gjitha projektligjet që financojnë qeverinë federale”, citohet të ketë thënë Turner të dielën, shkruan Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se projektligji, i cili parashikon ndarjen e ndihmës për Ukrainën, do të ketë mbështetje të madhe në Kongresin e SHBA-së.


“Unë besoj se kjo do të ketë mbështetje të madhe në Kongres dhe ne do të vendosim një projektligj në tryezën e presidentit”.

Ndërkohë kujton Ukrinform, fundjavën e kaluar, republikani Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se Kryetari Mike Johnson synon të sjellë për votim një projektligj që do të sigurojë ndihmë për Ukrainën pas Pashkëve katolike.

Siç raporton Ukrinform, më 13 shkurt, Senati amerikan në votimin përfundimtar mbështeti një projektligj që parashikon 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, 60 miliardë prej të cilave për Kievin.

Dokumenti duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve përpara se t’i dërgohet presidentit të SHBA-së, Joe Biden për nënshkrim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori