Prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Ilir Morina, ka zbuluar proceset e nisura për vendosjen e drejtësisë sa i takon dhunës seksuale gjatë luftës ku të dhënat e siguruara nga organizatat flasin për rreth 20 mijë raste.
Morina për Euronewsal, shprehet se megjithëse vonë, tashmë kanë nisur disa hetime paralele të cilat intnsivisht po investigojnë disa ngjarje ku janë përfshirë ish forcat policore dhe paramilitare të ish-Jugosllavisë.
“Vështirësitë janë të natyrave të ndryshme. Për perjudhën deri në qershor të vitit 2018 nuk mund të marrim ne përgjegjësi si institucione vendore sepse ishte mandat i institucioneve të tjera ndërkombëtare. Në momentin që ne morëm mandatin bëmë maksimumin për të arritur në këtë rezultat që jemi tani. Kemi ngritur gjatë vitit 2023 katër aktakuza në mungesë dhe një aktakuzë në prezencë të personit. Viti 2023 shënon vitin më të suksesshëm të jurispudencës gjyqësore në Kosovë pas për herë të parë, Gjykata Supreme e Kosovës e konfirmon dhe e vërteton me vendim përfundimtar një aktgjykim ndaj një personi të dënuar për veprën penale “Dhunë seksuale si krim i luftës”.
“Sfida tjetër është mungesa e të pandehurve pasi deri më tani ne nuk kemi pasur të drejtë të ngremë akt-akuzë nëse i pandehuri nuk është prezent. Ky parim i ri procedurial ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2023 dhe po flasim për perjudhë kohore një vjeçare që na ka dhënë mundësi që tani edhe t’i hetojmë rastet, edhe t’i ndërtojmë rastet edhe të ngremë akt-akuzë pa marrë parasysh nëse i pandehuri është prezent”, u shpreh Ilir Morina.
Për të, për më shumë se dy dekada, mjaft të mbijetuar të dhunës seksuale kanë heshtur si rrjedhojë e një sërë faktorësh mes turpit, stigmës apo paragjykimeve, duke vështirësuar punën e drejtësisë.
Sipas të dhënave zyrtare, 1,048 persona kanë marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, prejse ka filluar punën komisioni qeveritar, më shumë se tre vjet më parë.
Në korrik të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar me dhjetë vjet burgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë