LAJMI I FUNDIT:

Llapi kërkon fitoren për tu bërë lider, tre duele zhvillohen sot në Superligë

Llapi kërkon fitoren për tu bërë lider, tre duele zhvillohen sot në Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot me ndeshjet e xhiros së 27-të, ku tre prej tyre janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, ku Llapi pret skuadrën e fundit në tabelë, Lirinë e Prizrenit.


Llapjanët kërkojnë tre pikët ndaj Lirisë së fundit në tabelë dhe me fitoren eventuale ata do të bëhen lider të ri të Superligës.

Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku Gjilani që po lufton t’i shpëtoj rënies pret Dukagjinin e Klinës që ndodhet në një pozitë më komode.

Dueli tjetër i ditës së sotme zhvillohet në Drenas, me Feronikelin ’74 që është nikoqir i Fushë Kosovës.

Të tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/