Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha më 28 mars se Serbinë e presin “ditë të vështira” dhe se këtë e ka diskutuar me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre, dhe me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.
Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, duke thënë se për gjithçka do të flasë më shumë “në ditët në vijim”.
Ai hodhi poshtë vlerësimet se Serbia po e braktis “rrugën evropiane” pas paralajmërimeve për largimin e mundshëm të saj nga Këshilli i Evropës, nëse kjo organizatë e pranon Kosovën.
“Nuk kam dëgjuar të flitet për këtë. Po flisja për kohët e vështira që e presin Serbinë”, tha Vuçiq gjatë një vizite që ua bëri punimeve të hekurudhës Nish-Dimitrovgrad.
Më 27 mars, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyanis, në të cilin thuhet se Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e këtij vendi në organizatat ndërkombëtare dhe më 22 mars, Vuçiq njoftoi për mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga Këshilli i Evropës në rast të pranimit të Kosovës.
Siç transmeton REL, presidenti serb u tha gazetarëve më 28 mars se situata për Serbinë është “aq e ndërlikuar dhe komplekse” sa ai duhet “të flasë hollësisht” për të.
“Nesër, ose pasnesër, do t’i merrni të gjitha përgjigjet. Situata është stabile dhe e sigurt, por a është e vështirë, është”, tha Vuçiq dhe shtoi se problemet politike me të cilat përballet Serbia “për fat të keq nuk do të largohen”.
Ai konfirmoi se kishte folur edhe me presidentin e Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, por as për këtë nuk ka dashur të japë hollësi.
Më 26 mars, Vuçiq njoftoi në Instagram se “interesat kombëtare të Serbisë janë drejtpërdrejt të kërcënuara”.
“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lloj lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të [Republikës] Srpska”, tha ai.
Një ditë më vonë, ai u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Beograd dhe njoftoi se kishte një “bisedë të gjatë dhe të hapur” me ta.
Pas takimit, Vuçiq shkroi në Instagram se do të vazhdojnë bisedimet me ambasadorët e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania.
Ndërkohë, një takim më 26 mars i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa marrëveshje në Bruksel për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit si mjet pagese me para në dorë është ndaluar në Kosovë që nga muaji i kaluar.
Një rund i ri i dialogut, siç është paralajmëruar, do të mbahet më 4 prill.
Në një postim në Instagram, Vuçiq përmendi “kërcënimin ndaj interesave jetike dhe kombëtare” të Republikës Sërpska, nga ku ata paralajmëruan miratimin e ligjit të tyre zgjedhor përtej të drejtave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore të këtij entiteti të Bosnjës.
Pasi përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 26 mars vendosi ndryshime në Ligjin Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës, i cili do të parandalojë manipulimet zgjedhore, Republika Srpska njoftoi një seancë të posaçme për 28 mars për “situatën e sigurisë dhe politike”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend