LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku thotë se LDK ndan vlera dhe bindje të njëjta politike me CSU-në gjermane

Abdixhiku thotë se LDK ndan vlera dhe bindje të njëjta politike me CSU-në gjermane

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së gjermane (Unioni Kristian Social i Gjermanisë) nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.

Abdixhiku ka njoftuar se me delegacionin gjerman të CSU kanë folur për rrugëtimin e LDK-së në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së.


“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike. Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më tej ai ka thënë se LDK i ruan dhe i kultivon me kujdes raportet me forcat kryesore evropiane; dhe pritja e takimi i sotëm kishin këtë qëllim. /Telegrafi/