Takim i ri për zgjidhjen e krizës, Kurti dhe Abdixhiku në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin e radhës konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Të dy kanë arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet takimi. Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari Lutfi Haziri.
Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar institucionale dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e takimit me përfaqësuesit e LDK-së.
“Do të takohemi me udhëheqjen e LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun dhe do të shohim sesi do të mund të ecim përpara bashkë që ti konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11 natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti në takim nuk hyri i vetëm ai po shoqërohej nga nënkryetarja Arbërie Nagavci dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Takimi vjen në një periudhë kur subjektet politike po zhvillojnë konsultime për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të vendit. /Telegrafi/


































