Nga: Fatma Aydemir / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ka diçka të parehatshme kur rri ulur në një teatër gjerman dhe kur ti qesh me nazistët. Se sa shqetësuese është, kjo varet nga lloji i humorit që shkakton të qeshurën. A ka për qëllim ta veçojë audiencën nga veprimi skenik, apo e qeshura buron nga brenga për marrëdhënien? Kur e pashë satirën Toka e natës [Nachtland], të inskenuar kohët e fundit në teatrin prestigjioz “Schaubühne” të Berlinit (shfaqje e cila deri më 20 prill jepet po ashtu në anglisht në teatrin “Young” Vic të Londrës), valët e të qeshurave që mbushnin sallën i kam perceptuar si një lloj të vetëdijes së turpshme. Si moment i tensionuar i mbërthimit – ndjenjë të cilin çdo tregimtar dëshiron ta evokojë.
Në shfaqjen që flet për kohën e tashme, vëlla e motër gjejnë – në shtëpinë e babait të vdekur – një pikturë të nënshkruar nga “A. Hitler”. Kur e kuptojnë se vepra artistike e stilit kiç vlen më shumë se 100 mijë euro – nëse në mënyrë të besueshme mund ta vërtetojnë se artisti është Hitleri – motra dhe vëllai fillojnë të riformulojnë, në një tjetër këndvështrim, gjithë historinë familjare. Teksa narrativa e mëparshme këmbëngulte se “familja jonë nuk e kishte asnjë lidhje me nazistët” (qëndrim dominues në shumicën e familjeve gjermane), tani befas zbulohet se gjyshja e ndjerë jo vetëm se ishte ndjekëse e përkushtuar e ideologjisë naziste, por se kishte lidhje dashurie me sekretarin e Hitlerit. Derisa historia e re familjare shpaloset në mënyrë jozyrtare dhe të dobishme, për ironi bëhet shumë më realiste sesa versioni i deritanishëm zyrtar.
Sondazhet kanë zbuluar se shumica e gjermanëve pretendojnë se anëtarët e familjes së tyre nuk i kanë mbështetur nazistët në mënyrë aktive. Dhjetë përqind thonë se nuk e dinë këtë me siguri, gjë që thjesht mund të nënkuptojë se kurrë nuk kanë pyetur për këtë. Pothuajse 30 përqind madje besojnë se paraardhësit e tyre ishin pjesë e rezistencës dhe se i ndihmuan viktimat e mundshme të krimeve naziste që të mbijetojnë ose të fshehën në shtëpitë e tyre. Matematikisht, numrat nuk mblidhen – nëse do të ishin të sakta, miliona jetë do të shpëtoheshin. Por, në aspektin psikologjik, ky perceptim ofron një pasqyrë të thellë se si funksionon, për shumë gjermanë, kujtimi kolektiv i Holokaustit: Ka faj, por është i huaj. Nazistët ishin gjithmonë të tjerët, përbindëshat e këqij nga History Channel; sigurisht jo gjyshi Hans i cili pas vetes la një pasuri të jashtëzakonshme të cilën e fitoi në fillim të viteve 1940. “Nuk e dinim”, është fraza e zakonshme që dëgjon nga dëshmitarët bashkëkohorë nëse pyeten për asgjësimin sistematik të hebrenjve, përpara se ky brez të nis tetë vdiste.
Ky është konteksti në të cilin duhet kuptuar se pse filmi i Jonathan Glazerit, Zona e interesit [The Zone of Interest], ka marrë vështrime të ndryshme nga kritikët gjermanë. Filmi ka marrë vlerësime ndërkombëtare – u nderua me dy çmime Oscar, njëri prej të cilëve për filmin më të mirë të huaj, si dhe çmimin kryesor [Grand Prix] në Kanë. Por, në Gjermani filmi nuk e ka miratimin e përgjithshëm. Fokusi i Glazerit në jetën idilike familjare të komandantit të Aushvicit, Rudolf Höss, dhe të gruas së tij Hedwig – në shtëpinë e tyre pranë kampit të përqendrimit dhe të shfarosjes – është vlerësuar nga disa si filmi i parë artistik i cili në mënyrë të duhur flet për tmerrin e papërshkrueshëm të Aushvicit. Të tjerët, megjithatë, kanë thënë se e përfaqëson “banalizimin e së keqes”. Është veçanërisht e diskutueshme mungesa vizuale e të burgosurve të kampit (vetëm i dëgjojmë në film dhe e shikojmë familjen Höss duke i injoruar tingujt e tmerrshëm që vijnë nga ana tjetër e murit). Ose vlerësohet si ekzaminim i rreptë i represionit gjerman ose cilësohet si “asgjësim i dhunës antisemite”.
Duke e lënë mënjanë formulimin provokues, është e vërtetë që filmi i Glazerit e shfaq dhunën antisemite në vetëm disa skena, por kjo nuk e minimizon atë – përkundrazi, e thekson në mënyrë edhe më efektive. Familja naziste e di se çfarë është duke ndodhur në vendin fqinj; ata e miratojnë atë; ata as nuk janë në konflikt për këtë. Natyrisht, kjo është historia për një komandant të privilegjuar nazist që mbikëqyri vrasjet masive dhe jo për familjen tënde mesatare gjermane që ka jetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, në mënyrën e natyrshme se si personazhet flasin për banalitetet e përditshme ose për kujdesin për fëmijët, për kopshtin, për kafshët shtëpiake dhe për shtëpinë e tyre të bukur – në mënyrën me të cilën nuk duhet të kujdesen për asgjë tjetër jashtë – sot mund të shihen se përfaqësojnë gjithashtu idealen, familjen me interesa personale, borgjeze, madje aspiruese. Është një gjë interesante se filmi nuk lodhet për ta shtyrë shikuesin që të identifikohet me familjen naziste; kamera i vëzhgon gjithmonë nga distanca e sigurt. Personazhet duken skematike, por jo në të njëjtën mënyrë siç vepronin autorët e filmave të tjerë për Holokaustin. Ata më tepër ngjajnë me familjen normale gjermane, të bardhë, heteronormative.
A mund ta nxisë kjo audiencën gjermane që ta shikojë një familje të tillë që kaq ngushtë ndërthuret me krimet e paimagjinueshme në vendin fqinj? Apo, nuk ka asgjë për të qeshur apo për të qarë në Zonën e interesit: asnjë katarsis, asnjë çlirim, veçse shqetësim të vazhdueshëm për tmerrin e përhapur në sfond? Tingujt nga kampi dhe bisedat teknike rreth efikasitetit të furrave, menjëherë t’i sjellin në mendje imazhet e Aushvicit. Filmi supozon se audienca di për Aushvicin. Të paktën në Gjermani, më shumë se në të gjitha vendet e tjera, ky është supozimi që mund të bëhet, kjo për shkak të “kulturës së kujtimit” të vendit.
Erinnerungskultur-a – ose angazhimi për t’u përballur me krimet e kombit nën nazizëm – sipas socialogut Samuel Salzborn karakterizohet kryesisht nga përkujtimi zyrtar dhe mohimi privat, një hendek ky i thellë midis sferës shtëpiake dhe asaj publike. Shkrimtari hebraiko-gjerman, Max Czollek, e përshkruan kulturën gjermane të kujtesës si përpjekje “për të pajtuar gjermanët me vetveten”.
Por, nuk ka vend për pajtim në Zonën e interesit. Derisa prodhimet e filmave gjermanë për Rajhun e Tretë – që u realizuan në dekadat e fundit – priren të theksojnë potencialin për akte rezistence edhe midis qarqeve më të larta të Vermahtit, filmi i Glazerit e lejon rezistencën vetëm në formën e një vajze të vetmuar polake e cila, për të burgosurit e Aushvicit, fsheh mollët në shkurre. Përqendrohet te shikimi kah autori. Jo me neveri, jo me dhembshuri: thjesht, duket. Ky film është përshkrim i fajit. Dhe, mbase, kjo mbi të gjitha është arsyeja se pse është i parehatshëm për audiencën gjermane. Faji që shohim nuk mund të bëhet i jashtëm apo të kalojë në histori: është i kudondodhur dhe i pamohueshëm. Qeliza e saj embrionale qëndron në aspiratat dhe në pasurinë e bërthamës familjare; në pragmatizëm dhe në vetëdrejtësinë të cilat dhanë shkakun për pjesëmarrjen e tyre në gjenocid. Fakti se filmi i ka ndarë opinionet në Gjermani, vetëm vërteton se sa e fuqishme është kjo qasje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje