LAJMI I FUNDIT:

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ish-ministrja Kodheli publikon pamje nga procesi i votimit

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ish-ministrja Kodheli publikon pamje nga procesi i votimit

Të dielën u bë e ditur se Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vendim ky që pritet të zyrtarizohet në muajin maj, atëherë edhe kur do të mbahet sesioni pranveror i kësaj asambleje.

E lidhur me këtë kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë, Mimi Kodheli në një postim në Facebook ka treguar lidhur me procesin e votimit në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.


Kodheli tregon se pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë kanë arritur të votojnë të dielën në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës.

“Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë mbërritëm të votojmë në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës.

Votuam me 20 vota pro dhe 5 abstenime statusin e ri që Kosova do të ketë në Asamble. Prej sot Kosova është de facto anëtari më i ri i Asocuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendim që do të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në maj në Bullgari.

Një vendim historik, urime Kosova!”, shkroi të dielën Kodheli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori