LAJMI I FUNDIT:

Veterinerët shpjegojnë pse nuk është e dëshirueshme të zgjoni qenin

Veterinerët shpjegojnë pse nuk është e dëshirueshme të zgjoni qenin

Pavarësisht nëse është kafsha juaj shtëpiake apo një qen që fle në park, zgjimi i qenve nga gjumi mund të shkaktojë probleme serioze

Ndoshta dikur keni menduar se qentë dremisin dhe flenë shumë, por siç shpjegohet nga Catherine Georges, një eksperte për mirëqenien e kafshëve, ata kanë nevojë për shumë gjumë, sepse i ndihmon të rivendosin imunitetin e tyre dhe të riparojnë qelizat e dëmtuara në trup.


Mesatarisht, qentë shpenzojnë rreth gjysmën e ditës duke fjetur dhe vetëm 20 për qind të ditës janë aktivë. Këto shifra ndryshojnë kur bëhet fjalë për këlyshët, qentë e moshuar dhe racat e mëdha, transmeton BestLife.

Qentë kanë cikle të ngjashme gjumi si njerëzit, kështu që ata gjithashtu hyjnë në fazën REM, e cila konsiderohet cikli më i thellë i gjumit dhe është gjithashtu faza në të cilën ata ëndërrojnë, transmeton Telegrafi.

Kur bien në gjumë, qenve u duhen rreth 10 minuta për të kaluar nga faza e ngadaltë – gjatë së cilës frymëmarrja ngadalësohet, presioni i gjakut bie dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen – në fazën REM. Në fazën REM, sytë rrotullohen nën kapakët e mbyllur dhe trupi mund të reagojë ndaj ëndrrave.

Në këtë fazë, këmbët, bishti apo edhe veshët e qenit mund të dridhen. Për shkak se ata janë në një gjumë kaq të thellë, nuk ka nevojë t’i trembni ose t’i zgjoni sepse pas kësaj ata mund të çorientohen, mund të fillojnë të kërcejnë, gërvishten apo edhe të kafshojnë, shpjegoi Georges.

Pse qentë zakonisht flenë të mbledhur?
Lexo po ashtu Pse qentë zakonisht flenë të mbledhur?

Veterineri Mondrian Contreras pohon gjithashtu se ka arsye të tjera pse nuk duhet të zgjoni kurrë një qen që ka rënë në gjumë.

“Ekzistojnë gjithashtu kushte mjekësore si humbja e dëgjimit, artriti dhe lëndimet e shpinës që mund të bëjnë që qentë të jenë më reaktivë nëse zgjohen papritur. Ky reagim intensiv mund t’i bëjë ata të lëndojnë veten “, tha ai.

Edhe kur janë duke fjetur, kafshët tona na dëgjojnë dhe dallojnë atë që themi
Lexo po ashtu Edhe kur janë duke fjetur, kafshët tona na dëgjojnë dhe dallojnë atë që themi

Nëse vërtet duhet ta zgjoni qenin, ekspertët këshillojnë që ta thoni emrin e tij në heshtje për të mos e trembur ose mund t’i vendosni një ëmbëlsirë të shijshme para surratit për ta bërë zgjimin një përvojë më pozitive. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
E keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ekspertja shpjegon kuptimin

E keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ekspertja shpjegon kuptimin

Lifestyle
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
Teknikat e masazhit

Teknikat e masazhit

Intimitet dhe Pasion
Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori