LAJMI I FUNDIT:

Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Dhoma më e shtrenjtë e hotelit nënujor në botë u ofron mysafirëve një pamje mahnitëse që nuk mund të shihet askund në planetin tonë

Jashtëzakonisht e këndshme, dhoma Muraka është një përvojë me pesë yje që zgjat gjithë jetën.


Ndërsa peshqit që rrethojnë dhomën tuaj, oqeani lëkundet nga dritarja – ju mund të shijoni një pushim krejtësisht origjinal, por me një çmim prej 19 mijë eurosh për natë.

Një pamje e pabesueshme e Oqeanit Indian mund të shihet nga kudo në dhomë, duke përfshirë edhe banjën.

E vendosur nën ishullin Rangali në Oqeanin Indian, dhoma e hotelit ofron një pamje të pabesueshme pesë metra nën sipërfaqen e Maldiveve, në një tokë ëndrrash për adhuruesit e oqeanit.

Për të arritur aty thellë nën ujë, duhet të hyni në një ashensor privat ose të zbrisni një shkallë spirale prej druri.

Mijëra peshq ju mirëpresin atje, ndërsa ju shikojnë përmes mureve krejtësisht transparente, transmeton Telegrafi.

Kjo suitë nënujore është e ndërtuar direkt në shtratin e detit dhe është e mbushur me komoditetet e zakonshme luksoze, duke përfshirë mobilet masive, një minibar të pajisur shtrenjtë, një krevat dopio të rehatshëm dhe një divan.

Por detaji më i mrekullueshëm i dhomës qëndron brenda mureve. Të koordinuar me një tavan transparent dhe mure transparente, nga të gjitha anët, të ftuarit mund të kënaqen me një pamje të pabesueshme 180 gradë të rrethinës.

Ndërsa, gjithë videon ku tregojnë se si duket i gjithë apartamenti, si dhe si është kur bie errësirë mund ta shikoni në YouTube:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Kalo në kategori