LAJMI I FUNDIT:

Epopeja e Dukagjinit, mbahen homazhe në Gllogjan – mungojnë Osmani e Kurti

Epopeja e Dukagjinit, mbahen homazhe në Gllogjan – mungojnë Osmani e Kurti

Sot në Gllogjan të Deçanit është shënuar 26 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së ndaj caqeve ushtarake serbe.

Përveç qytetarëve të shumtë, me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca së bashku me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, ministren e Drejtësis, Albulena Haxhiu dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kanë bëre homazhe dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, raporton KP.


Të njëjtit nuk janë prononcuar për media.

Në këtë manifestim nuk janë parë as presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që presidentja dhe kryeministri nuk kanë qenë prezent.

Në ceremoni, ndërkohë, po marrin pjesë Rifat Jashari, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në RMV,

Të pranishëm në homazhe ishin delegacioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës, kryetarë të komunave përreth, bashkëluftëtarë të luftës dhe qytetarë të shumtë Deçanas. /Telegrafi/