Diaspora e Maqedonisë do të votojë vetëm për president, për zgjedhjet kuvendare nuk ka votues të mjaftueshëm
Gjithsej 2954 mërgimtarë tanë janë regjistruar për të votuar jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024. Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, sipas të dhënave nga uebfaqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga mbrëmë, janë pranuar 2610, dy janë të papërpunuara, ndërsa janë refuzuar 342.
Ky numër mund të ndryshojë nëse Ministria e Punëve të Jashtme, më së voni deri më 21 mars, në KSHZ i dorëzon raportet e qytetarëve tanë në përfaqësitë diplomatike-konsullore, sipas orarit për zgjedhje. Megjithatë, është e sigurt se votimi do të organizohet vetëm për zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e deputetëve.
Votimi për president më 24 prill dhe për raundin e dytë më 8 maj, në bazë të aplikimeve të pranuara, duhet të organizohet në 24 vende. Për organizimin e zgjedhjeve në një nga përfaqësitë diplomatike-konsullore është e nevojshme të regjistrohen së paku dhjetë zgjedhës.
Kërkesat më të pranuara për votim janë në Gjermani – 578, pastaj në Slloveni – 327, në SHBA – 241, në Zvicër – 182, në Kanada – 122, në Austri – 116, në Itali – 101, në Australi – 97, në Belgjika – 91. Ndër vendet ku ka më pak të regjistruar është Kina ku janë 12 qytetarë të RMV-së që duan të votojnë në zgjedhje.
Zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska, javën e kaluar sqaroi se pa dallim sa aplikime janë pranuarpër votim në diasporë, votimi për zgjedhjet presidenciale do të organizohet, por për organizimin e votimit për zgjedhjet parlamentare është e nevojshme të regjistrohen së paku 5355 votues në të gjithë 52 misionet konsullore apo zyrat diplomatike jashtë vendit.
Siç tha ajo, duke pasur parasysh se presidenti i shtetit zgjidhet sipas sistemit të shumicës në të gjithë territorin e shtetit, si dhe në të gjitha kontinentet ku jetojnë qytetarët tanë dhe konsiderohet si një njësi zgjedhore, zgjedhjet do të organizohen.
Ndërsa për zgjedhjet parlamentare, ajo tha se deputetët zgjidhen edhe në njësinë zgjedhore jashtë vendit sipas modelit proporcional, pra këtu ka një kusht tjetër, si një lloj regjistrimi. Për t’u zgjedhur, një deputet i njësisë zgjedhore 7, duhet të fitojë të paktën të njëjtin numër votash si deputeti me numrin më të vogël të votave në territorin e shtetit të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Për këto zgjedhje ky numër është 5.355. Pra së paku 5.355 votues duhet të ketë gjithsej të regjistruar në të gjitha 52 përfaqësitë konsullore ose zyrat diplomatike jashtë vendit që të mund, para se gjithash, të organizohen zgjedhje. Ndërsa, gjithashtu, së paku 5.355 votues duhet të votojnë për një kandidat që ai të zgjidhet deputet”, tha Guguçevska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë