LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë
Foto: Arkiv

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar me ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Ndryshe këtë javë mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili ka filluar më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë deri tani ka shkuar mirë, me pak sfida që ASK ka pasur gjatë punës në terren.

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Lexo po ashtu A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

“Deri më tani procesi ka shkuar mirë janë mbi 1 milion e 300 mijë mijë që janë regjistruar brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë që janë regjistruar në dy mënyrat me platformën elektronike E-Diaspora dhe me pyetësorin, me regjistruesit tanë që janë marrë përmes familjarëve të tyre”, tha Qeriqi ditë më parë për Telegrafin.

Qeriqi tutje tha se Ligji e parasheh që ata që refuzojnë të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë do t’i prekë dënimi deri në 2 mijë euro për individ.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori