Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë së martës kanë diskutuar për Kosovën dhe sulmin terrorist në Banjskë, gjatë shtatorit të vitit të kaluar.
Po ashtu, është folur edhe për zgjedhjet në Serbi, agjendën nacionaliste të Vuçiqit – si dhe marrëdhëniet Serbi-Rusi, nëse NATO duhet të shqetësohet për rritjen e lidhjeve ushtarako-industriale midis dy vendeve.
Gjatë diskutimit, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka thënë se “Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet”, duke shtuar se njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë vetëm forcën.
Ndërsa, deputetja britanike, Alicia Kearns, e ndërpreu Robertsonin, duke thënë se nuk ka ndonjë shembull në të cilën Britania në katër vitet e fundit ka treguar forcë.
Robertson ia ktheu: “Kjo është ajo që duhet të bëjmë.”
Ndërsa, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për sulmin e Banjskës, tha se Britania duhet të pyes miqtë në Bashkimin Evropian se çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës për sulmin terrorist të grupit serb të armatosur, në krye me Milan Radoiçiq.
“Është dorëzuar në Bruksel në janar, ja ku jemi në mes të marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?”, pyeti Cliff.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishte edhe profesori universitar në Londër, Andi Hoxhaj, i cili është muaj më parë është dekoruar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar për rolin që ka luajtur për të forcuar marrëdhënien Shqipëri-Britani e Madhe.
Hoxhaj për lidhjet e regjimit të Vuçiqit me autorët e sulmeve të Banjskës, tha se ata i quajtën heronj.
Më tej shtoi se shteti i Serbisë i ka dhënë 8.5 milionë euro një kompanie të lidhur me Radoiçiqin.
“Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti, pse autoritetet serbe nuk po e zbatojnë atë?”, pyeti Hoxhaj./Telegrafi/
Dr Andi Hoxhaj on the Vucic regime’s ties to the perpetrators of the Banjska attacks:
They called them heroes.
The state of Serbia gave 8.5 million euros to a company linked to Radoicic.
Interpol has issued an arrest warrant, why are Serbian authorities not implementing that? https://t.co/6RfkF4SKnq pic.twitter.com/2ehU4DBTgw
— Admirim (@admirim) March 19, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare