LAJMI I FUNDIT:

Çfarë u diskutua me Escobarin, Krasniqi dhe Haradinaj flasin pas takimit

Çfarë u diskutua me Escobarin, Krasniqi dhe Haradinaj flasin pas takimit

Krerët e opozitës parlamentare janë deklaruar, pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi, ka thënë se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

“Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë”, tha Krasniqi.


Ai shtoi se Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj.

Sipas liderit të PDK-së, partneriteti Kosovës me SHBA-të është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.

Escobar zhvillon takim me krerët e opozitës në rezidencën e ambasadorit Hovenier në Prishtinë
Lexo po ashtu Escobar zhvillon takim me krerët e opozitës në rezidencën e ambasadorit Hovenier në Prishtinë

Në këtë aspekt, shtoi se qeveria duhet të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të.

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara drejt anëtarësimit në NATO.

Ai theksoi se vizita e Escobar-it vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.

“Ishte kënaqësi të takohemi sonte me emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

Escobar e Hovenier takojnë komandantin e KFOR-it, bisedojnë për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon
Lexo po ashtu Escobar e Hovenier takojnë komandantin e KFOR-it, bisedojnë për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon

Haradinaj ka kërkuar që të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA.

“Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, është shprehur Haradinaj.

Escobar diskuton me politikanët serbë në Kosovë për dinarin
Lexo po ashtu Escobar diskuton me politikanët serbë në Kosovë për dinarin

Më herët, gjatë ditës, Escobar takoi edhe presidenten Vjosa Osmani, si dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

Pas takimit me Osmanin, emisari i SHBA-së tha se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ai i hodhi poshtë pretendimet e presidentes Osmani se BE-ja po tregon mungesë të qasjes së barabartë në ndërmjetësimin e dialogut.

“Të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes, pra nuk është përpjekje e njëanshme që vetëm Kosova t’i marrë ato vendimet e zorshme”, tha Escobar.

Ndërsa Osmani deklaroi se është jetike të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar mes palëve.

“Prandaj, qasja selektive vetëm ndaj neneve të caktuar të marrëveshjes bazike nuk do të ndihmojë, sepse të gjitha nenet kanë rëndësi”, tha ajo.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, përmes një njoftimi bëjnë të ditur se i kanë thënë Escobarit se vendimet e Qeverisë së Kosovës “kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut” për pjesëtarët e komunitetit serb.

Në këtë kontekst, kjo parti ka përmendur rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb, ndalimin e importit të mallrave nga Serbia dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës majin e vitit të kaluar, pasi serbët kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të mbajtura atë vit.

Të enjten, Escobar do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti./Telegrafi/