I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 13 mars është takuar me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb.
Siç njoftoi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, ata i kanë thënë Escobarit se vendimet e Qeverisë së Kosovës “kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut” për pjesëtarët e komunitetit serb.
Në këtë kontekst, kjo parti ka përmendur rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb, ndalimin e importit të mallrave nga Serbia dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës majin e vitit të kaluar, pasi serbët kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të mbajtura atë vit.
Ndërkaq, Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe tha se është “inkurajuar” nga qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës dhe se ka marrë “garanci nga Escobari se gjërat do të ndryshojnë në favor të komunitetit serb”.
“Ne presim hapa edhe më seriozë, para së gjithash që situata të qetësohet, që më në fund popullit tonë t’i sigurohen kushte minimale për një jetë normale”, tha Stojanoviq pas takimit me Escobarin për radion lokale Kim, transmeton REL.
Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, po ashtu tha për këtë media se me Escobarin ka biseduar kryesisht për rregulloren e BQK-së, e cila parasheh euron si valutën e vetme për pagesa me para të gatshme në Kosovë.
Partia e Serbëve të Kosovës sipas një njoftimi, tha se lideri i saj Aleksandar Jabllanoviq, i ka treguar Escobarit për “situatën e vështirë dhe të padurueshme në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë”.
“Në takim, Escobar përcolli shqetësimin e Qeverisë së tij për fatin dhe jetën normale të serbëve dhe premtoi se pozita e serbëve në Kosovë dhe të drejtat e tyre është aktualisht prioriteti më i lartë i Ambasadës amerikane në Kosovë dhe Departamentit amerikan Shtetit në marrëdhëniet me Kosovë”, tha zëdhënësi i kësaj partie.
BQK-ja ka nisur zbatimin e kësaj rregulloreje më 1 shkurt dhe kjo ka vështirësuar pagat dhe shtesat që marrin serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë, që e marrin në dinarë.
“Biseda [me Escobarin] ishte inkurajuese”, tha Arsenijeviq.
Më herët gjatë 13 marsit, në nisje të vizitës së tij në Kosovë emisari amerikan u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai deklaroi se në ditët në vijim në Kosovë “do të takohem me shumë njerëz sepse ka shumë punë që duhet të bëhen”.
Escobar u takua me partitë opozitare në Kosovë.
Çështja e dinarit serb dhe tema të tjera pritet që Escobar t’i diskutojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten.
Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb ishte “katastrofik” dhe “jokompetent”.
Ai tha se SHBA-ja nuk e konteston legjitimitetin e vendimit, por ka probleme me mënyrën e zbatimit dhe ndikimin që rregullorja e BQK-së ka në komunitetin serb.
Çështja e dinarit ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. Por, takimi përfundoi pa rezultat konkret dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsllav Lajçak, tha se ka nevojë për mbajtjen e takimeve shtesë.
Kosova thotë se çështja e dinarit është një “çështje teknike” dhe nuk duhet të diskutohet në dialogun për normalizimin e raporteve, ndërkaq Serbia kërkon që të gjendet një zgjidhje politike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe