LAJMI I FUNDIT:

Ditët e Epopesë dhe rrëfimi i Besarta Jasharit, deklarata e ndihmësadministratores së USAID-it dhe aksionet e PSD-së – lajmet e javës

Ditët e Epopesë dhe rrëfimi i Besarta Jasharit, deklarata e ndihmësadministratores së USAID-it dhe aksionet e PSD-së – lajmet e javës

Gjatë javës që po lëmë pas shteti shënoi “Epopenë e UÇK-së, në kuadër të cilës u organizuan aktivitete të shumta.

Po gjatë javës për vizitë në vendin tonë ishte ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee.

Ndërkaq, me rastin e Ditës së Mësuesit, më 7 mars dhe Ditës së Gruas, më 8 mars, Partia Socialdemokrate realizoi disa aksione simbolike.


Më 5,6 dhe 7 mars – ditët e Epopesë së UÇK-së

Më 5, 6 dhe 7 mars janë mbajtur një sërë aktivitetesh për të shënuar ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, në të cilën për herë të parë kanë kënduar dy këngëtarë, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve është bërë inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së, ndërsa momente emocionuese ishte pjesa kur ushtarë të Kosovës këndonin këngën “Mora fjalë”.

Emocionuese, ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë”
Lexo po ashtu Emocionuese, ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë”

Po ashtu, në shënimin e Epopesë së UÇK-së është mbajtur edhe një akademi, ku Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari ka ndarë momente të jashtëzakonshme nga ngjarjet e 5,6 dhe 7 mars 1998, kur ishin sulmuar nga forcat serbe.

Në përvjetorin e 26-të, Besarta në një fjalim në akademinë për Epopenë e UÇK-së me emocione rrëfeu po ashtu periudhën e vështirë nëpër të cilën kanë kaluar si familje.

Besarta Jashari në akademinë për Epopenë e UÇK-së

Ajo tregoi për atdhedashurinë e skalitur thellë në familjen Jashari.

“Pashmangshëm po filloj me gjyshërit e mi, babën Shaban e nënën Zarife… përkundër asaj që jeta i përballi me sfida të rënda… ata në vend të dëshpërimit dhe dorëzimit ata zgjedhën shpresën dhe forcën…arritën të gjejnë paqen me dashuri dhe mirëkuptim…

Me këtë arritën të bëhen model për fëmijët e pasardhësit…”, ishte shprehur ajo.

Besarta më tej thotë “të frymëzuar nga edukata familjare për atdhedashuri, njësoj edhe mixha Rifat, babushi e bali Adem ishin përcaktuar dhe dedikuar për kauzën për liri të vendit e bashkim kombëtar.

Kuptohet ky dedikim për atdheun kishte rreziqe dhe krijonte sfida të rënda për familjen, por lidhja, dashuria dhe mirëkuptimi brenda familjes, mes tre vëllezërve ka bërë që t’i përballoj secilës sfidë”.

Besarta po ashtu pati një rrëfim emocionues për punën dhe përkushtimin e Rifat Jasharit.

“Më lejoni që pak fjalë t’i them për mixhën Rifat që edhe atë periudhë na ka munguar shumë të gjithëve, që krahas aktivitetit kombëtar kishte marr përsipër edhe barrën e sigurimit të mirëqenies së familjes, duke jetuar në mërgim.

Ai ka qenë shtylla ekonomike e familjes dhe e organizmit të parë të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit mixhë”, është shprehur para të pranishmëve Besarta.

Ajo po ashtu përmendi edhe sakrificën e jashtëzakonshme të grave të familjes Jashari.

“Krahas këtyre burrave ishin edhe gratë e tyre që gjithmonë kanë qenë përkrah tyre, nëna Zahidja, Zarfija, nëna Feride dhe Adilja…. Këto i kemi shembull edhe sot për sakrificën dhe përkushtimin e tyre për familjen….”, kishte thënë ndër të tjera ajo.

McKee nga USAID-i: Pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur

Ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee gjatë javës ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ndihmësadministratorja e USAID-it gjatë vizitës në Kosovë është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas kanë mbajtur një konferencë për media.

Ndërkaq, nga ajo që është bërë publike deri më tani nuk ka pasur ndonjë takim të McKee me kryeministrin e vendit.

Pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani, McKee në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee.

Ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee dhe presidentja Vjosa Osmani

Ajo ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se është rruga e vetme përpara për integrim në strukturat euroatlantike.

“E ardhmja e Kosovës është brenda Evropës. Sekretari Blinken kohët e fundit përsëriti se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i drejtë dhe rruga e vetme përpara për Kosovën për të avancuar integrimin e saj me institucionet evropiane dhe euroatlantike. Siç kemi bërë në 25 vitet e fundit, USAID-i do të qëndrojë i palëkundur në partneritet me Kosovën për të siguruar që momenti drejt kësaj të ardhme të mos lëkundet, por të përshpejtohet dhe përfundimisht të vazhdojë”, ka deklaruar McKee.

Ndërsa, presidentja Osmani ka thënë se kontributi i UASID-it përgjatë më shumë se dy dekadash në vend, është një shembull i fuqishëm i përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt sukseseve të reja.

Osmani ka bërë të ditur se USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit të Kosovës duke investuar mbi 1 miliardë dollarë në zhvillimin e vendit, sipas saj, bashkë me projektet e tjera të Qeverisë amerikane, investimet totale arritën diku në shifrën e 1 miliardë dollarëve.

“Dua të bëhem prokuror” – aksionet e PSD-së gjatë javës

Partia Socialdemokrate gjatë javës ka mbajtur disa aksione.

Njëra ndër to ishte ajo për kundërshtimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. PSD në këtë aksion kishte vendosur figurën e kryeministrit Albin Kurti me shkrimin “Dua të bëhem prokuror”.

PSD një aksion simbolik kishte zhvilluar edhe në Ditën e Mësuesit, duke i vendosur librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas kësaj partie e vetmja notë e mirë për ministren ishte për shkelje të Kushtetutës.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan nëntë aktivistë, të cilët më pas u liruan.

Kjo parti ka realizuar edhe një aksion më 8 Mars – në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Anëtarët e PSD-së para objektit të Qeverisë kanë shënuar me ngjyrë të kuqe “Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori