Prokuroria e Maqedonisë kërkon paraburgim për shtetasin e Kosovës i cili tentoi të korruptojë policinë kufitare
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Kosovës 45-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ryshfet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“I dyshuari dje në pikën kufitare “Bllacë” i ka dhënë 50 euro një zyrtari policor që të kryejë një veprim zyrtar që nuk i është lejuar ta kryejë. Pasi shoferit të autobusit me targa të Kosovës paraprakisht i ishte refuzuar hyrja në vend për shkak se nuk kishte certifikatën përkatëse për shofer profesionist për autobus, i dyshuari ka ardhur në pikën kufitare, është prezantuar si pronar i kompanisë së transportit dhe ka kërkuar të flasë me udhëheqësin e ndërrimit. Kur hyri në zyrën e udhëheqësit të ndërrimit, ai la një kartëmonedhë 50 euro në tavolinën e tij për të mundësuar hyrjen e shoferit dhe autobusit në vend”, thonë nga PTHP.
Atij i është ndaluar menjëherë, ndërsa siç thonë nga PTHP, meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, mundësinë e pengimit të procedurës penale nga i dyshuari duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm, si dhe përsëritjen e veprës penale, prokurori publik i propozoi gjykatës të caktojë masën e paraburgimit në mënyrë që të sigurohet prania e tij gjatë procedurës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare