Arrestohet ish-inxhinieri i Google nën akuzat për vjedhjen e sekreteve të kompanisë
![Arrestohet ish-inxhinieri i Google nën akuzat për vjedhjen e sekreteve të kompanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Screenshot_25-1-780x439.png)
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) ka njoftuar për padinë ndaj një shtetasit kinez dhe një banori në Kaliforni të cilët akuzohen për vjedhjen e informacioneve nga Google ndërsa punonin fshehurazi për dy kompani teknologjike me bazë në Kinë.
Linwei Ding i njohur ndryshe si Leon Ding, ish-inxhinier i Google i cili u arrestua më 6 mars të vitit 2024, “ka transferuar ndjeshëm sekrete dhe informacione konfindenciale nga Google në kompanitë me bazë në Kinë”.
I pandehuri thuhet se ka vjedhur nga gjiganti teknologjik mbi 500 dokumente konfidenciale që përmbajnë sekrete tregtare të Inteligjencës Artificiale (AI), me qëllim për t’ia transferuar ato dy kompanive kineze që kërkojnë avantazh në garën e vazhdueshme të industrisë me AI.
Bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur nga 21 maji i vitit 2022 deri më 2 maj të vitit 2023 nga një llogari personale e Google Cloud, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Për më tepër, Ding dyshohet se ka lejuar një tjetër punonjës të Google të përdorte distinktivin e tij për të skanuar hyrjen në një ndërtesë të kompanisë. Ai dha dorëheqje nga gjiganti teknologjik më 26 dhjetor të vitit 2023.
Nëse Leon shpallet fajtor për katër akuzat për vjedhje të sekreteve, ai do të përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg dhe deri në 250 mijë dollarë (mbi 200 mijë euro) gjobë për çdo akuzë.
Ky zhvillim vjen disa ditë pas arrestimit të punonjësit civil të Forcave Ajrore të SHBA-së, David Franklin Slater, nën akuzat për transmetimin e informacionit të klasifikuar në një platformë të huaj.
Informacioni përfshinte të dhëna të Mbrojtjes Kombëtare (NDI) në lidhje me objektivat dhe aftësitë ushtarake ruse gjatë pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Google Photos po e bën më të lehtë fshehjen e atyre fytyrave që nuk dëshironi t’i shihni te fotografitë tuaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_9-36-380x233.png)
Google Photos po e bën më të lehtë fshehjen e atyre fytyrave që nuk dëshironi t’i shihni te fotografitë tuaja
![Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-12-380x233.jpg)
Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare
![Musk premton se do të konkurrojë me Nvidia – nëse do ta bëjë, pritet të shihet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-70-380x233.jpg)
Musk premton se do të konkurrojë me Nvidia – nëse do ta bëjë, pritet të shihet
![Google Photos po e bën më të lehtë fshehjen e atyre fytyrave që nuk dëshironi t'i shihni te fotografitë tuaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_9-36-380x233.png)
Google Photos po e bën më të lehtë fshehjen e atyre fytyrave që nuk dëshironi t'i shihni te fotografitë tuaja
![Apple ul çmimet e iPhone në këtë treg për herë të parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_8-35-380x233.png)
Apple ul çmimet e iPhone në këtë treg për herë të parë
![Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-66-380x233.jpg)
Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim
![Musk premton se do të konkurrojë me Nvidia – nëse do ta bëjë, pritet të shihet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-70-380x233.jpg)
Musk premton se do të konkurrojë me Nvidia – nëse do ta bëjë, pritet të shihet
![TikTok zbulon një mjet për identifikimin e këngëve që ju pëlqejnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_36-10-380x233.png)
TikTok zbulon një mjet për identifikimin e këngëve që ju pëlqejnë
![Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-12-380x233.jpg)
Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/beskallakuu-380x233.jpg)
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
![Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kosova-1-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
![Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/distria-krasniqi-1212-380x233.jpg)
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
![Yamal po shndërrohet në një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-5-380x233.png)
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
![Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/millionaires-stock-gty-aa-191022_hpMain-380x233.jpg)
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?