LAJMI I FUNDIT:

Joshua apo Ngannou – kush mund ta fitojë duelin në bazë të statistikave

Joshua apo Ngannou – kush mund ta fitojë duelin në bazë të statistikave

Anthony Joshua përballet me Francis Ngannou në përplasjen e peshave të rënda të shtunën (9 mars), ndërsa hyrja e tyre në arenë në Arabinë Saudite pritet të ndodhë rreth orës 00:00 me kohën tonë lokale.

AJ dhe kamerunasi do të takohen në një përplasje me 10 raunde për peshën e rëndë në minutat e parë të së shtunës.


Përplasja do të zhvillohet në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Kjo po ndodh të shtunën për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit.

Data, vendi dhe ora: Kjo javë është e rezervuar për super duelin mes Joshuas dhe Ngannou
Lexo po ashtu Data, vendi dhe ora: Kjo javë është e rezervuar për super duelin mes Joshuas dhe Ngannou

Joshua është një ish-kampion i unifikuar i peshave të rënda WBO, WBA dhe IBF. Ai ka fituar tri ndeshjet e tij të fundit – kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin – pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.

Kamerunasi Ngannou do të shfaqet vetëm në ndeshjen e tij të dytë të boksit, por pushtoi ballinat e mediave botërore në debutimin e tij përballë kampionit të WBC-së, Tyson Fury, duke e rrëzuar në raundin e tretë përpara se të humbiste me vendim të unanim, që ngjalli shumë reagime.

Joshua me paralajmërim të fortë për Ngannoun para duelit
Lexo po ashtu Joshua me paralajmërim të fortë për Ngannoun para duelit

Ngannou ishte kampioni në fuqi i peshave të rënda të UFC-së përpara se të largohej nga divizioni për të filluar karrierën e tij në boks dhe ka 17 fitore dhe tri humbje nga koha e tij në MMA.

Statistikat e Anthony Joshuas në boksin profesionist

Mosha: 34-vjeçar

Gjatësia: 198 cm

Totali i luftimeve: 30

Rekordi: 27 fitore, 3 humbje (24 me nokaut)

Ngannou 'kërcënon' Joshuan para super duelit
Lexo po ashtu Ngannou 'kërcënon' Joshuan para super duelit

Statistikat e Francis Ngannou në boksin profesionist

Mosha: 37-vjeçar

Gjatësia: 185 cm

Totali i luftimeve: 1

Rekordi: 0 fitore, 1 humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori