LAJMI I FUNDIT:

Drilon Gashi reagon pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit

Drilon Gashi reagon pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit

Adelina Ismaili njoftoi të premten se RTK-ja i ndaloi transmetimin e emisionit “Show i së premtes”, sipas vendimit që siç tha ajo ishte marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të televizionit shtetëror.

Lidhur me këtë ka reaguar teologu, Drilon Gashi, i cili ishte i ftuar në episodin e fundit të emisionit të Ismailit, dhe ky episod do të transmetohej (dje) të premten.

“Të dashur miq. Me shumë zhgënjim dua të ndaj me ju lajmin, se pavarësisht pritjeve dhe përgatitjeve të bëra, emisioni ku isha i ftuar në RTK, ‘Show i së Premtes’ me moderatoren Adelina Ismaili nuk u transmetua siç ishte paraparë”, shkroi Gashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.


Adelina Ismailit i ndalohet transmetimi i emisionit të saj në RTK
Lexo po ashtu Adelina Ismailit i ndalohet transmetimi i emisionit të saj në RTK

Sipas teologut, ky vendim nga stafi editorial i RTK-s u mor për shkak të çështjes gjyqësore në të cilin kishte qenë i përfshirë ai shtatë vjet më parë.

“Emisioni, i cili synonte të adresonte çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme për komunitetin tonë, duke përfshirë kombin, kulturën, fenë dhe shoqërinë moderne, u anulua nga stafi editorial i RTK-së për arsye që më prekin personalisht dhe që lidhen me një episod të shkuar të jetës sime”, deklaroi ai.

Foto: Adelina Ismaili dhe teologu Drilon Gashi / Facebook

“Shtatë vjet më parë, pata një çështje familjare që rezultoi në një vërejtje gjyqësore, një çështje që e kam zgjidhur dhe mbyllur që atëherë, duke punuar pa pushim për të ndërtuar një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme me familjen time. Është e dhimbshme që kjo ngjarje e kaluar po përdoret tani si justifikim për të më diskriminuar dhe mohuar mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim publik që mendoj se ka rëndësi të madhe për të ardhmen e shoqërisë sonë”, theksoi mes tjerash Gashi.

Teologu Drilon Gashi ka qenë i akuzuar asokohe për dhunë në familje, derisa ishte dënuar për këtë nga Gjykata Themelore e Pejës për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij.

Ende nuk dihet nëse anulimi i këtij episodi ka të bëjë me të shkuarën e Gashit dhe se do të vazhdojë tutje transmetimi i emisionit të këngëtares Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori