LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup sanksionohen 154 drejtues, 25 për shpejtësi tej normave të lejuara

Në Shkup sanksionohen 154 drejtues, 25 për shpejtësi tej normave të lejuara

MPB njoftoi se gjatë ditës së djeshme Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor i kuq, nëntë masa. për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të.


Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Telegrafi/