Xhaferi në Konferencën e Tiranës: Plani i rritjes dhe Tregu i përbashkët rajonal janë kryesorë për anëtarësimin e përshpejtuar në BE
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u drejtua me fjalim në Konferencën e nivelit të lartë kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e cila është vazhdim i bisedimeve të filluara në Shkup muajin e kaluar.
Kryeministri Xhaferi foli në kuadër të Panelit “Hyrje në tregun e vetëm”, gjatë të cilit e theksoi rëndësinë e Tregut të përbashkët rajonal si një mundësi për te përfitimet e tregut të brendshëm të BE-së.
Kryeministri Xhaferi tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet fuqishëm Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është mekanizmi më ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit tonë të integrimit evropian, i cili potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian.
Plani i rritjes, siç theksoi kryeministri Xhaferi, paraqet një stimul serioz për integrim më të madh ekonomik në kuadër të Ballkanit Perëndimor, me të cilin krijohen jo vetëm mundësi më të mira për vende pune, por edhe zmadhim i rritjes së BPV-së në të gjithë rajonin.
“Kjo përpjekje e përbashkët, jo vetëm që është në dobi të Ballkanit Perëndimor, por edhe e përmirëson atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit. Na afron me tregjet e BE-së dhe e lehtëson zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në këtë drejtim, tregu i përbashkët rajonal e vuri themelin për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe nismave të përbashkëta ekonomike”, theksoi Xhaferi në Konferencën e nivelit të lartë kushtuar Planit të rritjes të Ballkanit Perëndimor.
Siç theksoi Xhaferi në prezantimin e tij, vendet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë dhe kontribuojnë në mënyrë aktive drejt asaj që tregu i përbashkët rajonal të bëhet realitet, si një përgatitje për afrimin e gjithë rajonit në tregun e brendshëm të BE-së, dhe se vendet i presin reforma shtesë, më thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetit dhe konkurrencës së ekonomive tona dhe të rajonit në tërësi.
Kryeministri Xhaferi iu referua edhe fushave prioritare të përcaktuara nga Komisioni Evropian, me ç’rast theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet plotësisht udhërrëfyesin e propozuar për përmirësimin e bashkëpunimit doganor dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e vendimeve të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s për operatorët ekonomikë të autorizuar dhe menaxhim të rrezikut pasi ato të miratohen nga të gjitha palët.
Njëherazi, siç theksoi Xhaferi në Konferencë, Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar që sa më shpejt të bëhet anëtare e SEPA-s, duke pasur parasysh faktin se ky hap do të rrisë besueshmërinë e sektorit tonë financiar në skenën ndërkombëtare dhe do i thellojë marrëdhëniet tregtare me zonën evropiane.
Kryeministri Xhaferi iu referua edhe tregut të vetëm digjital, me ç’rast shprehu mirënjohje për udhërrëfyesin konkret për vendosjen e qasjes në internet në ndërtesat publike dhe hapësirat urbane dhe publike, hapësirat rurale në vend, dhe e potencoi përkushtimin dhe gatishmërinë e vendit për zbatimin e thirrjeve për përfshirjen e komunave nga Maqedonia e Veriut në VI-FI për Ballkanin Perëndimor (Wifi4WB), por edhe përkushtimin e plotë të vendit ndaj nismës për qendrat evropiane dhe inovacionet digjitale, si mbështetje për kompanitë në sektorin publik, në tranzicionet e gjelbra, ndërsa përmes pjesëmarrjes në programin për Evropë digjitale, edhe rrjetit të qendrave evropiane në informacionet digjitale.
Kryeministri Xhaferi gjithashtu e përshëndeti edhe vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e thirrjes së Aleancës për medikamente kritike në industrinë e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që ta promovojë këtë mundësi duke marrë parasysh madhësinë dhe diversitetin e industrisë sonë farmaceutike dhe duke ndihmuar në përfshirjen e saj në Aleancë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë