LAJMI I FUNDIT:

“Lojtarët menduan se unë leh, por nuk kafshoj – ata do të lënë PlayStations në shtëpi” – Spalletti me rregulla të ashpra te Italia

“Lojtarët menduan se unë leh, por nuk kafshoj – ata do të lënë PlayStations në shtëpi” – Spalletti me rregulla të ashpra te Italia

Luciano Spalletti pasoi Roberto Mancinin në fillim të shtatorit dhe u bë përzgjedhës i Italisë, me të cilin do të luajë në Euro 2024, ku italianët do ta mbrojnë titullin e fituar në vitin 2021 në grup me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Spalletti deklaroi se “dëshiron të fitojë Kampionatin Evropian dhe më pas Kupën e Botës”.


“Ne nuk do të shkojmë në Gjermani për të marrë pjesë, por për të fituar. Historia jonë e kërkon këtë. Për të pasur sukses. Më këtë, lojtarët e mi duhet të bëhen më të mirë se sa janë. Nuk kam kohë për t’i stërvitur, na duhet diçka për të ndezur një zjarr, ata duhet të besojnë se mund ta bëjnë këtë”.

Spalletti vuri në pah Anglinë, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë si kombëtare të fuqishme, duke thënë se Italia mund të jetë në nivelin e tyre.

“Disa lojtarë menduan se Spalletti leh por nuk kafshon. E kishin gabim dhe tani duhet të sqarojmë disa gjëra. Ata duhet të lënë PlayStations në shtëpi”.

“Nëse është në modë të luash PlayStation nga ora 4 e mëngjesit, dhe të nesërmen është ndeshja, atëherë kjo nuk është mirë”, ka thënë ndër të tjera Spalletti.

Ai ka vendosur edhe rregulla të tjera për lojtarët që do të aplikohen gjatë tubimit në Euro 2024.

Spalletti, i cili fitoi Serinë A me Napolin sezonin e kaluar ka bërë karrierën me Empolin, Sampdoria, Venezia, Udinese, Ancona, Roma, Zenit dhe Interin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori