LAJMI I FUNDIT:

“Për ata që pyesin..”, reagon ‘viktima’ e Messit

“Për ata që pyesin..”, reagon ‘viktima’ e Messit

Lojtari i Real Salt Lake, Andrew Brody ka reaguar me stil pas një driblim ndaj tij nga Lionel Messi u bë viral në rrjetet sociale.

Inter Miami i Messit e nisi sezonin 2024 në Major League Soccer me fitore 2-0 ndaj Real Salt Lake.

Messi ishte lojtari kryesor i ndeshjes duke dhuruar një asistim, katër pasime kyçe gjatë lojës, por edhe shumë driblime.


Mjeshtëria e Messit bën xhiron e botës, nuk e ndaloi as një lojtar i dëmtuar në tokë
Lexo po ashtu Mjeshtëria e Messit bën xhiron e botës, nuk e ndaloi as një lojtar i dëmtuar në tokë

Se argjentinasi ishte në formë e tregoi edhe një moment kur ai dribloi edhe një lojtar të shtrirë në tokë, duke ia dërguar topin mbi trup.

Ajo lëvizje e Messit u bë virale në rrjetet sociale dhe tashmë ka reaguar edhe lojtar i cili ishte ‘viktimë’.

“Për ata që pyesin, po, unë isha koni në tokë aty”, ka shkruar Andreë Brody në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/