LAJMI I FUNDIT:

Çifti amerikan shënon rekord botëror për numrin më të madh të koncerteve të ndjekura brenda një viti

Çifti amerikan shënon rekord botëror për numrin më të madh të koncerteve të ndjekura brenda një viti

Një çift nga Maryland, SHBA, ka shënuar rekord të ri botëror Guiness duke ndjekur 135 koncerte në një vit të vetëm.

Tijan dhe Matthew Bron nga Kesington, thanë për Guiness se ndodheshin në koncertin e 20-të kur filluan ta pyesnin veten nëse mund të ishin drejt një rekordi botëror.


“Ndërsa po zhyteshim në muzikë, energji dhe gëzim për të qenë përsëri në audiencë, një mendim na goditi. A mund të jetë ky një rekord botëror? Ideja ishte emocionuese”, tha Matthew Brown.

Browns shpenzuan gjithsej 1,700,184 euro për biletat e koncerteve gjatë gjithë vitit 2023, një mesatare prej 62.97 euro për biletë, transmeton Telegrafi.

“Paratë vijnë dhe shkojnë, por gëzimi, emocioni dhe lidhja që kemi ndjerë në këto koncerte do të na qëndrojnë për jetë. Këto përvoja e kanë pasuruar jetën tonë në mënyra që paratë nuk mund të maten, kështu që sipas mendimit tonë, çdo qindarkë e shpenzuar ia vlente”, shtoi Matthew.

Çifti kanë ndjekur koncerte ku përfshihen edhe artistë të mëdhenj të skenave botërore si Beyonce, Pitbull, dhe Sam Smith.

Bëhet e ditur se, ata kanë plane të ndjekin edhe koncerte tjera këtë vit, gjë që ka lënë të nënkuptohet se atyre nuk i është shuar entuziazmi për muzikën live. /Telegrafi/