LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do të shkojë askund” – drejtori i Bayer Leverkusen lë me gishta në gojë Liveroolin dhe Bayern Munichun

“Nuk do të shkojë askund” – drejtori i Bayer Leverkusen lë me gishta në gojë Liveroolin dhe Bayern Munichun

Trajneri spanjoll Xabi Alonso po e udhëheq në mënyrë të shkëlqyer Bayer Leverkusen këtë sezon, ku edhe titulli i kampionit duket një mundësi reale.  

Puna e trajnerit ka rënë në sy të shumë klubeve, me Bayern Munich dhe Liverpool, që e duan për vitin e ardhshëm, pasi do të mbesin pa trajner. Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel kanë njoftuar largimet e tyre nga klubet respektive.

Por drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Xabi Alonso me siguri do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.


Alonso ka kontratë deri në verën e vitit 2026, dhe këtë sezon ai po kërkon tre trofe të mëdhenj. Ai mund të fitojë kampionatin gjerman, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Evropës.

“Jam i sigurt se Xabi do të qëndrojë. Ai është i lidhur me kontratë dhe ndihet mirë me ne. Ai ka një ekip shumë të mirë me perspektivë për sezonin e ardhshëm. Secili tani ka rolin e tij në klub dhe cilësinë për ta luajtur. Ne nuk varemi nga një sistem, ai përshtatet me lojtarët që janë në dispozicion”, ka thënë Rolfes për Sport1.

Shefi i Leverkusenit tregon pse Xabi Alonso nuk do të zëvendësojë Kloppin tek Liverpooli
Lexo po ashtu Shefi i Leverkusenit tregon pse Xabi Alonso nuk do të zëvendësojë Kloppin tek Liverpooli

Nëse Xabi Alonso nuk është i disponueshëm, Liverpool do të lëvizë për të sjellë Roberto de Zerbi, Thomas Frank ose Ruben Amorim.

Disa media britanike shkruajnë gjithashtu se edhe Rolfes mund të ndryshojë mjedis dhe të shkojë në Liverpool së bashku me Alonson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori