LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola emëron mesfushorin më të mirë në botë sipas tij

Pep Guardiola emëron mesfushorin më të mirë në botë sipas tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbajtur një konferencë për shtyp pas barazimit të së shtunës me Chelsean (1-1) në xhiron e 25-të të Ligës Premier.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për Rodrigon, lojtarin e Cityt të cilin e konsideron si mesfushorin më të mirë në botë.

“Ai është i jashtëzakonshëm, ai është mesfushori më i mirë në botë për momentin”, deklaroi Guardiola.


Pronarët e Manchester City blejnë edhe gjigantin turk - shkon në 13 numri i klubeve nën pronësinë e tyre
Lexo po ashtu Pronarët e Manchester City blejnë edhe gjigantin turk - shkon në 13 numri i klubeve nën pronësinë e tyre

Rodri ishte golashënues në ndeshjen ndaj Chelseat. Raheem Sterling u dha epërsinë Bluve në minutën e 42-të dhe Rodri shënoi në minutën e 83-të. Ky ishte goli i tij i shtatë këtë sezon, dhe ai gjithashtu ka shtatë asistime në 31 paraqitje. Ai është një anëtar i padiskutueshëm i ekipit të parë të skuadrës së Guardiolës, i cili fitoi tripletën  vitin e kaluar.

“Është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të bënim pa të. Rodri është i aftë të bëjë gjithçka. Çfarë përforcimi për Cityn! Mesfushorët qendrorë nuk vlerësohen si sulmues. Dhe kjo është mirë sepse një mesfushor qendror duhet të luajë për gjithë ekipin, ky është roli i tij”, shtoi Guardiola.

Rodri luajti për Atletico Madridi dhe Villarreali në karrierën e tij para se të mbërrinte në City në 2019 për 70 milionë euro. Ai fitoi dhjetë trofe me klubin e Mançesterit, një me Atleticon dhe fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren spanjolle. Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 110 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori