LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 243 gjoba në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 243 gjoba në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 243 gjoba për shkelje e të rregullave të trafikut.

Prej tyre 145 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 26 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 2 për kalim në semafor të kuq.

“Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut për të kontribuar për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.