LAJMI I FUNDIT:

Porosia e Osmanit: Qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për dinarin

Porosia e Osmanit: Qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për dinarin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të BQK-së e cila e largon nga përdorimi dinarin serb në vend, është “mënyra se si u komunikua”.

Osmani tha se “gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Ajo tha se duhet të dilet nga kjo situatë duke arritur një marrëveshje me partnerët për një plan zbatimi të rregullores së re të BQK-së.


Osmani tha se ka hapësirë “për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”, për të punuar rreth kësaj çështjeje.

Misioni amerikan në OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për dinarin: Jemi të shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës
Lexo po ashtu Misioni amerikan në OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për dinarin: Jemi të shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës

“Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e shpërndau sot në Facebook.

Osmani u shpreh e sigurt se do të zgjidhet çështja e dinarit, pasi tha se “nuk ka pse të mos zgjidhet”.

“Do të ishte qesharake të mos zgjidhej”, tha ajo.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka thënë të enjten në një konferencë për media se padëgjueshmëria e Qeverisë në lidhje me dinarin veçke i ka prekur raportet mes shteteve.