LAJMI I FUNDIT:

Misioni amerikan në OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për dinarin: Jemi të shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës

Misioni amerikan në OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për dinarin: Jemi të shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, përmes një deklarate publike ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e fundit, përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Zëvendësshefja në detyrë e misionit amerikan në OSBE në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, Tracy Newell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.


Ajo më tej ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është aspekt thelbësor i stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.

“Ne i nxisim të dy vendet që të angazhohen në mirëbesim përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të forcuar demokracinë, integrimin ekonomik në BE dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe respektin shumë-etnik”, është shprehur Newell.

Dinari vë në sprovë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në
Lexo po ashtu Dinari vë në sprovë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në

Ajo e ka quajtur vendim të njëanshëm Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti dhe që përcakton euron të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Newell i ka bërë thirrje Kosovës “që të shtyjë menjëherë zbatimin e këtij vendimi dhe palët e përfshira të kërkojnë zgjidhje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Po ashtu, në deklaratën për media të misionit amerikan në OSBE, kritikohen edhe veprimet e “pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe.

“Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për veprimet e fundit dhe të pakoordinuara që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, duke përfshirë bastisjet e institucioneve të mbështetura nga Serbia dhe mbylljen e shërbimeve në të cilat mbështeten qytetarët e Kosovës. Këto veprime nuk janë në përputhje me përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar në mënyrë konstruktive çështjet që prekin komunitetin e pakicës serbe në Kosovë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Zëvendësshefja në detyrë e misionit amerikan në OSBE në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, Tracy Newell.

Por, kritika ajo ka pasur edhe për Serbinë, sidomos për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë nga grupi i armatosur serb.

“Dështimi i Serbisë për të kërkuar përgjegjësi nga autorët e sulmeve të 24 shtatorit pranë Manastirit të Banjskës në Kosovë është i pandërgjegjshëm dhe dëmton thellësisht besimin e nevojshëm për normalizim. Menjëherë pas atyre sulmeve, ne i bëmë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjësi të gjithë përgjegjësit. Fatkeqësisht, duhet ta bëjmë këtë përsëri sot”.

Në këtë respekt, përfaqësuesja amerikane në OSBE ka thënë se Kosova i ka dorëzuar BE-së një raport prej 48 faqesh më 26 janar, duke paraqitur gjetjet e saj për sulmin në Banjskë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori