LAJMI I FUNDIT:

Për Llapin dhe Dukagjinin vlen vetëm fitorja, formacionet zyrtare

Për Llapin dhe Dukagjinin vlen vetëm fitorja, formacionet zyrtare

Llapi është nikoqir i Dukagjinit të Klinës në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në stadiumin ‘Zahir Pajzaiti’ në Podujevë pasi dy skuadrat kanë nevojë të madh për fitore.


Llapjanët kërkojnë tre pikët për tu afruar vetëm në katër pikë me liderin aktual Ballkanin.

Në anën tjetër klinasit janë në kërkim të daljes në Evropë dhe synojnë befasinë në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Vokrri, Jashari, Krasniqi, Bekteshi, Blakcorri, Ramadani, Ahmeti, Musolli, Januzi, Hyseni.

Dukagjini: Haxhihamza, Pllana, Shabani, Iseni, Neziri, Hugo, Salihu, Morina, Mëziu, Zylfiu, Paulo Victor,

/Telegrafi/