LAJMI I FUNDIT:

Barcelona në kërkim të një sulmuesi anësor, tre yje të mëdhenj në listën e dëshirave

Barcelona në kërkim të një sulmuesi anësor, tre yje të mëdhenj në listën e dëshirave

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka etiketuar tre yje të mëdhenj për ta transferuar njërin nga ta në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona po monitoron Gabriel Martinellin e Arsenalit, Kaoru Mitoma të Brighton dhe Khvicha Kvaratskhelia të Napolit përpara lëvizjeve të mundshme gjatë verës.


Bordi drejtues beson se Barcelona duhet të përdorë formacionin 4-3-3 në baza të përhershme dhe të forcojë ekipin me një sulmues anësor të majtë të pastër që ofron driblime dhe paparashikueshmëri.

Problemi është se është e vështirë të imagjinohet që Blaugrana të ketë një nga këta tre sulmues yje mes situatës së komplikuar financiare. Gjërat mund të jenë të mundshme vetëm nëse Barça shet disa lojtarë të mëdhenj.

Martinelli është një lojtar kyç i Arsenalit, marrëveshja aktuale e të cilit skadon vetëm në vitin 2027.

Mitoma ka edhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Brighton ndërsa vlera e tij në Transfermarkt është 50 milionë euro.

E njëjta gjë për Kvaratskhelia, megjithëse burimet theksojnë se gjeorgjiani mund të jetë i gatshëm të nënshkruajë sa më shpejt për një klub të madh.

Lista me 11 lojtarët e paprekshëm nga Barcelona – tetë janë nën 24 vjeç, katër të 'mëdhenj' në shitje
Lexo po ashtu Lista me 11 lojtarët e paprekshëm nga Barcelona – tetë janë nën 24 vjeç, katër të 'mëdhenj' në shitje

Këto janë statistikat e lojtarëve këtë sezon:

– Gabriel Martinelli: shtatë gola, tre asistime në 28 paraqitje;

– Kaoru Mitoma: tre gola, gjashtë asistime në 25 paraqitje;

– Khvicha Kvaratskhelia: gjashtë gola, pesë asistime në 30 paraqitje.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich dëshiron që Tuchel të qëndrojë, zbulohen kërkesat e tij

Bayern Munich dëshiron që Tuchel të qëndrojë, zbulohen kërkesat e tij

Bundesliga
Drejtori i Topit të Artë tregon nëse do t’ia japin çmimin Lewandowskit

Drejtori i Topit të Artë tregon nëse do t’ia japin çmimin Lewandowskit

Ndërkombëtare
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
“Ai nuk do të dorëzohet”, Guardiola i bën komplimentin e fundit Artetës rreth garës për titull në Ligën Premier

“Ai nuk do të dorëzohet”, Guardiola i bën komplimentin e fundit Artetës rreth garës për titull në Ligën Premier

Premier League
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Kalo në kategori