LAJMI I FUNDIT:

Fermerët bllokojnë rrugët e qyteteve spanjolle, mbi 1 mijë traktorë nisen drejt Barcelonës

Fermerët bllokojnë rrugët e qyteteve spanjolle, mbi 1 mijë traktorë nisen drejt Barcelonës

Fermerët për të dytën ditë me radhë janë duke protestuar, pa ombrellën e shumicës së organizatave profesionale, pasi mbyllën rrugët në pjesën më të madhe të Spanjës.

Në Kataloni, një grup prej 1000 traktoristësh po lëvizë drejt Barcelonës, ku do të takohen me presidentin Pere Aragones dhe ministrin për Veprimin Klimatik, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, David Maskorta, transmeton Telegrafi.


Demonstruesit po shkaktojnë telashe edhe në nëntë komunitete të tjera: Murcia, Extremadura, Navarra, La Rioja, Castile dhe León, i Valencias, Castile-La Mancha, Andaluzia dhe Aragoni.

Siç raporton gazeta spanjolle “El Pais”, fermerët kërkojnë lehtësimin e kërkesave të politikave mjedisore evropiane dhe reformimin e marrëveshjeve tregtare me vendet e treta, në mënyrë që ata të kenë të njëjtat kushte prodhimi si prodhuesit në komunitet.

Kryeministri Pedro Sánchez u angazhua sot në Kongres për të forcuar ligjin për zinxhirin ushqimor, i cili ndalon shitjet me humbje.

Ai tha gjithashtu se do të zbatojë klauzola për importet e ushqimeve dhe do të thjeshtojë politikën e përbashkët evropiane bujqësore. /Telegrafi/