LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i ushtrisë suedeze: Putin synon të kontrollojë Detin Baltik, ia ka vënë syrin ishullit Gotland

Komandanti i ushtrisë suedeze: Putin synon të kontrollojë Detin Baltik, ia ka vënë syrin ishullit Gotland

Micael Byden, komandant suprem i Forcave të Aramtosura të Suedisë, gjatë një interviste dhënë për rrjetin mediak gjerman RND gjatë 22 majit, ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin të jetë duke kërkuar dominimin mbi Detin Baltik dhe ia ka vënë “syrin” ishullit suedez Gotland.

Një ditë më parë, Rusia zbuloi planet e saj për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme kufirin detar me Lituaninë dhe Finlandën në Detin Baltik, transmeton Telegrafi.

Moska synon të përvetësojë ujërat e brendshme të detit në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës dhe pranë qyteteve Baltiysk dhe Zelenogradsk në rajonin e Kaliningradit, sipas një dekreti të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes ruse.

“Jam i bindur se Putini madje i ka të dy sytë nga Gotland. Qëllimi i Putinit është të fitojë kontrollin e Detit Baltik. Kush e kontrollon Gotlandin, kontrollon Detin Baltik”, tha Byden.

Gotland, ishulli më i madh i Suedisë, ndodhet rreth 330 kilometra në veri të enklavës ruse Kaliningrad, selia e Flotës Baltike të Rusisë, dhe është strategjikisht i rëndësishëm për mbrojtjen e rajonit të Detit Baltik.

Sipas Byden, nëse Rusia merr kontrollin e ishullit, ajo mund të kërcënojë vendet e NATO-s nga deti.

Rusia kërkon ndryshim të kufijve në Detin Baltik, reagon Finlanda
Lexo po ashtu Rusia kërkon ndryshim të kufijve në Detin Baltik, reagon Finlanda

“Kjo do të nënkuptonte fundin e paqes dhe stabilitetit në rajonet nordike dhe baltike”, thotë shefi ushtarak suedez.

“Deti Baltik nuk duhet të kthehet në shesh lojërash të Putinit ku ai frikëson anëtarët e NATO-s”, shtoi Byden.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Suedia ka përforcuar Gotland me trupa të përhershme dhe forca shtesë që mund të vendosen përkohësisht nëse niveli i rrezikut përshkallëzohet.

Suedia u bashkua zyrtarisht me NATO-n më 7 mars, pothuajse dy vjet pasi ajo aplikoi për t’u bashkuar me aleancën në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, dhe në një përmbysje të neutralitetit zyrtar ushtarak 200 vjeçar. /Telegrafi/