LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet sulmuesi i Dukagjinit, Theophilus Solomon, pak pa u futur në ndeshjen e Kupës së Kosovës

Arrestohet sulmuesi i Dukagjinit, Theophilus Solomon, pak pa u futur në ndeshjen e Kupës së Kosovës

Sot para se të fillojë ndeshja mes Dukagjinit dhe Dinamos, në stadiumin “18 Qershori”, policia ka arrestuar sulmuesin nigerian , Theophilus Solomon.

Ish-lojtari i Gjilanit dhe Partizanit akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij sa ishte në Shqipëri.


Për këtë rast ai ishte arrestuar sa ishte në Gjilan, por që ishte liruar me kusht.

Futbollisti në fjalë e kishte për detyrë të lajmërohet në policinë e Kosovës për çdo tre muaj dhe ai këtë nuk e bëri, prandaj ishte në kërkim.

Sot pa nisur ndeshja ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, duke mos e lejuar ta zhvillojë ndeshjen, gjë që e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të ju konfirmoj se një person shtetas i huaj, i kerkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të metejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Gjykata Themelore në Gjilan i cakton masën e paraburgimit sulmuesit Theophilus Solomon
Lexo po ashtu Gjykata Themelore në Gjilan i cakton masën e paraburgimit sulmuesit Theophilus Solomon

Solomon është futbollist që ka bërë karrierë në shumë vende, duke luajtur për klube si Rijeka, Pomorac, Zadar, Sibenik, Istra, Partizan (Beograd), Omonia, Inter Zapresic, Újpest, Partizani (Tiranë), Qadsia, Ballkan dhe Gjilani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori