LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka zgjidhje për çerdhet në Strugë, mbi 20 punonjëse pa status të zgjidhur

Nuk ka zgjidhje për çerdhet në Strugë, mbi 20 punonjëse pa status të zgjidhur

Skandalit në Komunën e Strugës, me mbi 20 përkëdhelëse dhe edukatore të cilat prej dje nuk kanë shkuar në punë nuk i duket fundi. Përkëdhelëset dhe edukatoret nuk duan të punojnë për 10 mijë denarë dhe pa sigurim shëndetësor e pensional. Komuna na tha që përgjigje të marrim nga çerdhja. Ndërsa atje, drejtoresha tani për tani nuk tregon për ndonjë zgjidhje të problemit.

“Për momentin nuk mund të jap përgjigje konkrete nëse do të zgjidhet statusi i tyre, por dua të theksoj se dje kemi pasur bisedë telefonike me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe kemi pasur takim me punonjësit e Komunës së Strugës…”, deklaroi Sanja Koleska Sërboska, drejtoreshë.


Drejtoresha thotë se të dy objektet e çerdhes janë duke punuar, ndonëse një pjesë e mirë e prindërve nuk i kanë dërguar fëmijët as dje e as sot. Për problemin është njoftuar edhe ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski.

“Çfarë mund të presim nga një kryetar komune që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara? Do të kontrollojmë situatën për të parë se ku janë të metat në sistem. Do të shohim nëse janë kërkuar pëlqime për punësim në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nga çerdhja dhe komuna dhe nëse janë marrë, a i janë dërguar Ministrisë së Financave”, deklaroi Gjoko Vellkovski, ministër teknik i MPPS-së.

21 përkëdhelëseve dhe edukatoreve iu është ofruar që të marrin pagë deri në 15.000 denarë, gjë që ata e kanë refuzuar. Ata duan të marrin pagë minimale ligjore prej 20.000 denarësh.

“Ka premtime të vazhdueshme, jemi duke kontaktuar të gjitha palët, por për momentin nuk ka zgjidhje për problemin”, tha Emilija Marinoska Pejçinoska – e punësuar në çerdhe.

Në çerdhen e Strugës janë 500 fëmijë dhe po aq janë në listë pritjeje./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori