Procesi i legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje në komunën e Dibrës ballafaqohet me moskompletimin e dokumenteve për një pjesë të madhe të lëndëve. Duke marrë parasysh se komuna Dibër është një komunë me migrim masiv, numri i lëndëve të zgjidhura në sferën e legalizimit ngec. Vitin që kaloi është bërë legalizimi vetëm i 23 objekteve. Si problem kryesor paraqiten problemet në sferën e marrëdhënieve juridiko-pronësore.
Në sektori në Komunën Dibër informuan se kanë ngelur pa u zgjidhur 478 lëndë të cilat janë në procedurë, meqë sipas burimit të njëjtë lëndët nuk janë të kompletuara sidomos në dokumentacionin që ka të bëjë me marrëdhëniet juridiko-pronësore të shtëpive për banim. Duke analizuar situatën përfaqësuesit e këtij sektori pranë komunës Dibër, thonë se viteve të fundit ka një ngadalësim të legalizimeve meqë një pjesë e madhe e dibranëve kanë migruar si në SHBA ashtu edhe në shtete të Evropës. Pikërisht prandaj kanë ngelur pa u kompletuar kërkesat për legalizim meqë mungojnë dokumentet që duhet t’i dorëzojnë ata që kërkojnë legalizime.
“Vitin që kaloi janë legalizuar 23 objekte të cilat si lëndë kanë qenë të kompletuar. Kjo flet qartë për uljen e interesimit për të kompletuar dokumentet edhe pse të punësuar në sektorin e urbanizmit pranë komunës Dibër kanë ndërmarr të gjithë aktivitetet për tu ndihmuar atyre që sjellin kërkesa për legalizim. Vala kryesore e legalizimeve ka qenë deri para pandemisë Kovid-19. Me paraqitjen e pandemisë ulet edhe numri i mërgimtarëve të cilët vijnë në vendlindje. Prezenca e mërgimtarëve në vendlindje deri vonë mundësonte që nëpërmjet institucioneve kompetente familjarët të bëjnë dhe t’i kompletojnë dokumentet”.
Në bisedën që patëm me disa mërgimtarë tanë që aktualisht janë në Dibër u informuam se ardhja e tyre në vendlindje shfrytëzohet edhe për kompletimin e dokumenteve pronësore-ekonomike. Arsim. V. jeton në Gjermani dhe këto ditë meqë gjendet në vendlindje së bashku me dy vëllezërit e tij kanë përfunduar proceset institucionale që i takon ndarjes së pasurisë të patundshme, respektivisht shtëpisë individuale. Tani siç thotë ai, janë dorëzuar këto dokumente dhe faktikisht është kompletuar kërkesa. Por, është qartë se numri më i madh i mërgimtarëve ka ngelur pa me i kompletuar dokumentet dhe tani anëtarët e familjes kanë problem me kompletimin e dokumenteve.
Shumë dokument kanë ngelur pa u kompletuar dhe prandaj në sektorin për urbanizëm pran komunës Dibër shpesh herë kanë apeluar tek popullata dibrane që është në mërgim gjatë prezencës së tyre të kompletojnë dokumentet me qëllim që të përfundoj procesi i legalizimit. Edhe gjatë bisedës që patëm këto ditë në pushtetin vendor në sektorin në fjalë, na informuan se kontaktojnë pothuajse me të gjithë ato që kanë bërë kërkesa që urgjentisht të bëjnë kompletimin e dokumenteve pa të cilët nuk mund të kryhet legalizimi./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ljupço Palevski mbërrin në Maqedoni, masa të veçanta në burgun e Shkupit
Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 23.545 shitblerje të patundshmërive, me vlerë 910 milionë euro
Bujar Osmani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak: I uroj shërim të shpejtë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3