Bullizimi që do të thotë tallje, ofendim, frikësim, është kthyer në shqetësimin kryesor të fëmijëve dhe adoleshentëve në vendin tonë.
Sipas raportimeve në nivel europian, Shqipëria dhe Franca janë dy shtetet që e raportojnë më shumë bullizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.
“Në nivel kombëtar, për herë të parë në thuajse 10 vjet, që ekziston “I Sigurt.al”, bullizmi ka kaluar në ngjarjen numër 1 dhe në incidentin numër 1 që rapotojnë të gjithë, fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. Duhet një plan kombëtar për eleminimin e të gjitha formave të dhunës, por unë do të theksoja me synimin kryesor bullizmin në shkollën shqiptare, sepse përndryshe do të shikojmë që këto forma të bullizmit do të kalojnë më pas në vrasje apo vetvrasje.
Dhe ngjarje të tilla, ne i kemi. Rasti i fundit i bullizimit të nxënëses në shkollën 9-vjeçare në Tiranë “Al Zef Pllumi”, i denoncuar nga programi Fiks Fare, apo rasti i vrasjes së nxënësit në Gramsh nga bashkëmoshatarët, pas sherrit që nisi online, janë këmbana alarmi. Shkollat tona janë të papërgatitura për ta trajtuar bullizmin.
Ministria e Arsimit duhet ta njohë dhe ta pranojë, këtë fenomen e të ngrejë mekanizma në çdo klasë e në çdo shkollë”, tha Altin Haziza-Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri./Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë