LAJMI I FUNDIT:

Liderët politikë urojnë Talat Xhaferin, e quajnë ditë historike për shqiptarët

Liderët politikë urojnë Talat Xhaferin, e quajnë ditë historike për shqiptarët

Talat Xhaferi është zgjedhur sot kryeministri i parë shqiptarë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë kryeministër në tre muajt e ardhshëm, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 8 maj.

E, pas zgjedhjes së tij si kryeministër, liderët në Kosovë kanë uruar atë duke i dëshiruar suksese gjatë mandatit, transmeton Telegrafi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abxihiku ka uruar Xhaferin në emër të gjithë anëtarëve të partisë së tij.


“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë”, ka pohuar ai.

Tutje, Abdixhiku ka shtuar se “Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot është një ditë historike.

“Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”, thotë ai.

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut - kush është Talat Xhaferi
Lexo po ashtu Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut - kush është Talat Xhaferi

Tutje, Krasniqi ka uruar edhe Ali Ahmetin, për këtë të arritur historike.

“Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike. Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i  drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij”.

Kryeministrin Xhaferi e ka uruar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në urimin e tij thotë se ky është një fillimiviti i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin!

“Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj. Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar”, vijon postimi i Haradinajt.

Ndryshe, me 65 vota pro, kundër 3 dhe 0 të përmbajtur, Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori