LAJMI I FUNDIT:

Parashuta e tij nuk u hap, ai vdiq në vend – pamje të britanikut që tentoi të hidhej nga kati i 29-të i një ndërtese në Tajlandë

Parashuta e tij nuk u hap, ai vdiq në vend – pamje të britanikut që tentoi të hidhej nga kati i 29-të i një ndërtese në Tajlandë

Ky është momenti rrëqethës kur një britanik ra për vdekje nga kati i 29-të i një apartamenti shumëkatësh në Tajlandë pasi parashuta e tij nuk u hap.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Nathy Odinson, nga Huntingdon, në Cambridgeshire, u ngjit ilegalisht në majë të ndërtesës në vendpushimin bregdetar të Pattaya të shtunën për të kryer marifetin.


Pamjet tregojnë 33-vjeçarin duke numëruar mbrapsht “tre, dy, një, shihemi” përpara kërcimit vdekjeprurës.

Nathy mësohet se ka rënë në një pemë, duke goditur një degë, përpara se të përplasej në asfalt.

Roja i sigurisë Kanet Chansong ka rrëfyer ngjarjen duke thënë: “Dëgjova zhurmën e pemës dhe mendova se ishte një degë e rënë duke u përplasur në tokë”.

Ndërkohë bëhet e ditur se Nathy nuk mundi të shpëtohej dhe mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje pak pas orës 19:30.

Roja i sigurisë tha se Nathy ishte hedhur nga ndërtesa disa herë në të kaluarën, gjë që përbënte rrezik edhe për këmbësorët që ecnin poshtë.

Ndryshe togeri i policisë Kamolporn Nadee ka treguar se viktima ishte në një ‘gjendje të tmerrshme’ kur mbërritën oficerët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Serbia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Kalo në kategori