LAJMI I FUNDIT:

U ndalua në Merdar për shkak të homazheve në Prekaz, Klara Sanduloviq lejohet të hyjë në Serbi pas katër orësh marrje në pyetje

U ndalua në Merdar për shkak të homazheve në Prekaz, Klara Sanduloviq lejohet të hyjë në Serbi pas katër orësh marrje në pyetje

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara u ndalua dje nga policia serbe në pikën kufitare Merdar.

Ajo nuk u lejua për disa orë të hyjë në Serbi, për shkak të vizitës së saj në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku edhe bëri homazhe.


Babi i saj, Nikola Sanduloviq përmes një postimi në “X” ka shkruar se pas 4 orësh marrje në pyetje nga BIA serbe, vajza e tij është lejuar të hyjë në Serbi.

“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”, ka shkruar Sanduloviq.

Pasi bëri homazhe në Prekaz, policia serbe ndalon në Merdar vajzën e Sanduloviqit
Lexo po ashtu Pasi bëri homazhe në Prekaz, policia serbe ndalon në Merdar vajzën e Sanduloviqit

Gjatë të shtunës, Klara Sanduloviq bëri homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishte mesazhi i shkruar që ajo la te varri i Blerina Jasharit.

Pasi bëri homazhe, Klara Sanduloviq tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

Bashkë me Klara Sanduloviqin ishte edhe nënkryetari i Partisë Republikane në Serbi, Mihajlo Todiq, i cili ka përsëritur kërkimfaljen e Sanduloviqit duke thënë se Ballkani Perëndimor meriton paqe dhe se popujt në të duhet të pajtohen e të kthehen kah e ardhmja.

Javë më parë, kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin. /Telegrafi/